Megjithëse një vit më parë është dënuar nga gjykata e Tiranës me 2.6 vite burgim për vjedhjen e gruas së ish-drejtorit të Policisë Ardian Çipa, Rozalina Konomi është arrestuar sërisht, vetëm pak ditë pasi kishte dalë nga qelia. 41-vjeçaria që është kthyer në tmerin frekuentuesve të qëndrës QTU në Tiranë, mund të quhet gruaja kleptomane, që mendon vetëm për të vjedhur. Viktimat e saj janë gratë, e cila shfrytëzon momente kur ato janë të pakujdesshme dhe menjëherë Konomi ndërhyn, duke i vjedhur çantat e dorrës apo portofolat. Një vit më parë viktimë e kësaj kleptomaneje është bërë bashkëshortja e ish-funksionarit të lartë të policisë Ardian Çipa, të cilës i vodhi nga çanta një sasi lekësh. Për këtë vjedhje Rozalina u zbulua menjëherë dhe u arrestua në vend nga Ardian Çipa, duke u dënuar me pas me 2.6 vite burgim, por për shkak të gjykimit të shkurtuar ajo u dënua përfundimisht me 1.6 vite burgim. Por pasi ka kryer dënimin në 17 nëntor 2017 gruaja kleptomane ka dalë nga qelia. Vetëm dy ditë pasi kishte dalë nga burgu, Rozalina në 19 nëntor 2017 ka shkuar sërisht në ambjentet e qëndrës tregtare QTU dhe ka bërë goditjen e rradhës.Më konkretisht Konomi ka vjedhur çantën e dorës dhe një telefon Iphone 6 shtetases Vera Gashi. Kjo e fundit ka qënë duke pirë kafe, kur ka vënë re se i mungonte çanta e dorës. Gashi menjëherë ka denoncuar vjedhjen në stafin e sigurisë së qëndrës QTU, të cilët në kohë rekord kanë monitorua kamerat e sigurisë dhe kanë konstatuar gruan që kishte vjedhur çantën. Pas vëzhgimit të mirë të kamerave ka rezultuar se gruaja që kishte vjedhur çantën ishte ende në ambjentet e brendshme të QTU, dhe më konkretisht po priste në stacionin e jashtëm të autobuzit të kësaj qëndre. Rozalina Konomi qëndronte ulur në stacion kur pununjësit e sigurisë të QTU e kanë ndaluar dhe më pas kanë njoftuar policinë e rendit. Nga verifikimet ka rezultuar se gruaja kleptomane kishte vetëm dy ditë që ishte liruar nga burgu. Konomi njihet nga policia si person me precedentë penale dhe se kryesisht vjedh gratë. Tashmë prokuroria e Tiranës ka kërkuar në gjykatë masën e arrestit në burg për kleptomanen Konomi. Ndërkohë njëherësh organi i akuzës do kërkojë dhe kryerjen e ekspertimit psiqik për të,pasi dyshohet se kjo grua vuan nga mania e kleptomanisë. Konomi është arrestuar dbhe dënuar shumë herë nga gjykatat e vendit dhe për këtë prokuroria kërkon kryerjen e një akti ekspertimi mjeko-ligjor.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here