Shkëlqim Miri, gjyqtari i apelit të Tiranës I arrestuar për korrupsion nga Prokuroria e Krimeve të Rënda ka lënë ambjentet e burgut 313 ku mbahej i izoluar, pasi është shtruar në spitalin e Burgut të Tiranës, afër QSUT-së. Miri ndodhet në gjëndje të rëndë mendore, ndërkohë gjatë ditës së djeshme këto argumente nuk u morën në konsideratë nga Gjykata e Apelit për Krime të Rënda, e cila vendosi masën e arrestit në burg për Mirin. Pikërisht ditën e arrestimit në deklarimin e tij dhënë mes lotësh para prokurorëve gjyqtari Miri është shprehur se paratë i kishte marrë pjesën më të madhe borxh por pa treguar se te kush. Po sipas hetuesve dëshmia e Mirit ka vazhduar duke sqaruar se destinacioni i parave ishte pagesa e kostos së kurimit të sëmundjes së rëndë me të cilën pak muaj më parë ishte ekzaminuar si në spitalet e vëndit ashtu edhe në gjermani.Por kjo alibi nuk është pranuar si e mirëqëna nga dy gjykata.  Gjatë kontrollit të banesës, Mirit iu gjetën dhe sekuestruan 34 milionë lekë, të cilat ai deklaroi se i kishte marë borxh për kurim. Tashmë Miri është pezulluar dhe nga KLD. Burime nga akuza bënë me dije se është kërkuar zyrtarisht infomacion nga të gjitha bankat e nivelit të dytë dhe zyrat e regjistrimit të pasurive të paluajtshme informacion në lidhje me llgoaritë bankare dhe pronat që rezultojnë në emër të gjyqtarit apo familjarëve të tij.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here