Prokuroria e Krimeve të Rënda ka administruar në dosjen “Tahiri” prova të tjera që faktojnë lidhjet e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri me shtetasin e arrestuar tashmë, 25-vjeçarin Oresti Sota.

Burime pranë kësaj prokurorie i thanë “Kombinews” se gjatë kësaj faze hetimore kanë sekuestruar disa pamje filmike, ku shihet që Saimir Tahiri, në cilësinë e Kryetarit të Partisë Socialiste dega Tiranë, lëviz gjatë fushatës elektorale të qershorit 2017 me makinën tip Range-Rover me targa AA 718 OS.

Kjo makinë tashmë është sekuestruar nga prokuroria, pasi në të u kapën 863 mijë e 100 euro, dy patenta lundrimi të Tahirit dhe një patentë e bashkëshortes së tij. Sipas akuzën në dosje janë adminsitruar disa pamje filmike, ku shfaqet Tahiri teksa shkon në takime elektorale në zona të ndryshme të Tiranës.

Sipas burimeve të prokurorisë, kjo provë vërteton se mes Sotës dhe Tahirit ka qënë një miqësi e vjetër. Për shkak të kësaj miqësie, Tahiri gjatë fushatës ka përdorur dhe mjetin foristradë, me të cilin Sota u arrestua në oborrin e Metalurgjikut me 863 mijë e 100 euro.

Tashmë anëtarët e grupit të hetimit janë përqëndruar dhe në një pistë tjetër hetimore, për të cilën “Kombinews” në ditët në vijim do japë detaje të tjera.

Ndërkohë dy ditë më parë Gjykata e Apelit për Krime të Rënda vendosi të lerë në burg biznesmenin Oresti Sota, duke rrëzuar pretendimet e tij për origjinën e parave.

2 COMMENTS

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here