Paisja elektronike e sekuestruar në Durrës kushton vetëm 19 dollarë.

Aparatura, e cila i është dukur si përgjuese efektivave të policisë, ka një çmim prej 19 dollarë.

Një gjë të tillë e kanë treguar dy italianët Giambattista Intini dhe shtetësja Ana Maria Tevertini gjatë marjes në pyetje.

Sipas dëshmisë së tyre dhënë në policinë e Durrësit ata kishin mbëritur në Durrës dy ditë më parë pasi ishin konraktuar nga një biznesmen, i cili interesohej për cilësinë e ujit në biznesin e tij.

Por italiani nuk ka pranuar të japë detaje mbi personin që e kishte kontraktuar dhe për pasojë, prokuroria ka kërkuar ekspertimin e paisjes elekronike.

Tashmë dy italianët Giambattista Intini dhe shtetësja Ana Maria Tevertini po hetohen në gjëndje të lirë, ndërkohë ekspertimit do i nënshtrohen dhe aparatet telefonikë të tyre.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here