“Burri i ministres së Drejtësisë është pushuar nga puna në Tatime për vjedhje”

0

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi e ftuar në emisionin “5 pyetjet nga Babaramo” në Report Tv hodhi akuza në drejtim të ministres së Drejtësisë dhe bashkëshortit të saj. Sipas Kryemadhit, burri i Etlda Gjonajt është shkarkuar nga detyra për vjedhje.

“Ekstradimi i financierit të Habilajve është skandal i madh. Dhe parlamenti i 18 dhjetorit ishte një nga skenat më të turpshme, prandaj për mua reforma në drejtësi ka rënë qëkur shkoi Arta Marku në zyrën e Kryeprokurorit dhe me skandalin e ekstradimit të financierit të Habilajve, ky është skandal i madh. Ne kemi një ministre Drejtësie që është më shumë një zëdhënëse shtypi e Edi Ramës, ajo ka një të kaluar aspak të mirë, burri saj është pushuar nga Drejtoria e Tatimeve për vjedhje.

Normal sjellja e saj kaq arbitrare me ekstradimin, nuk e dija dhe pastaj është më mirë të esktradohet te drejtësia italiane, tregon se është e kapur shërbimi më flagrant që mund t’i bëhet grupit të Habilajve dhe shpëtimit të Saimir Tahirit”, u shpreh Kryemadhi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here