Dosja e Ardit Gjebreas humbet në Gjykatën e Apelit

0

Në qershor të vitit 2016 moderatori Ardit Gjebrea është paditur në Gjykatën e Tiranës, nga familja Canaj.

Padia ndaj Gjebreas është bërë në lidhje me emisionin e tij për Marjan Rrokaj, i dënuar me burg të përjetshëm pasi vrau të dashurën e tij bashkë me nënën e saj në Tiranë.

Moderatori i të Dielës Shqiptare zhvilloi në atë kohë një intervistë me të dënuarin përjetë në ambjentet e brendshme të burgut.

Çështja ka përfunduar në Gjykatën e Faktit dhe ndërkohë që pritet të merret në shqyrtim në Gjykatën e Apelit, duket se dosja është zhdukur pa adresë.

Më datën 28.02.2016 në emisionin e “E diela Shqiptare”, me moderator Ardit Gjebrea është transmetuar një emision ‘‘24 orë në burg’’, i cili i kushtohej një të burgosuri, të përjetshëm, Marjan Rroku, i akuzuar për vrasjen e Alda Canaj dhe nënës së saj.

Historia e Alda Canaj dhe nënës së saj që mbetën të vrara me armë zjarri në vitin 2001 u risoll në vëmendje nga Ardit Gjebrea në emisionin “E diela shqiptare”, ku moderator intervistoi Marjan Rrokun nga qelia. Rroku rrëfeu sesi vrau nënë e bijë në vitin 2001, ndërsa shprehej se ishte penduar.

Rrëfimi nga burgu i Marjan Rrokut ka indinjuar pjesëtarët e familjes Canaj duke cuar kështu cështje dhe në gjyq.
Pas daljen në emision, babai i adoleshtntes së vrarë ka bërë padi në gjykatën e Tiranës, padia është pranuar dhe shqyrtuar në Gjykatën e Faktit , por mederatori i njohur nuk është dënuar. Më pas familjarët e kanë cuar dosjen në Apel.

Çuditërisht ka ndodhur që dosja nuk gjendet. Dikush thotë është zhdukur. Me apo pa qëllim, një fakt është i vërtetë, në Gjykatën e Apelit ende nuk po shqyrtohet dhe nuk po jepet vendimi i kërkuar nga familjarët e Alda Canaj./ CNA.al

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here