Kryemadhi: Arrestimi i Xhikës politik, si kryetar i LSI në Elbasan

0

Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi, reagoi sot në mbrëmje në emisionin “JAVA” në RTSH, lidhur me arrestimin e Dashamir Xhkiës, ish-Drejtorit të Përjgithshëm të Rrugëve dhe përfaqësues i LSI-së.

Sipas Kryemadhit arrestimi është bërë për shkak të shantazhit që është bërë ndaj prokurorisë nga kryeministri Edi Rama.

Arrestimi i djeshëm është një arrestim politik. Dashamir Xhika është kryetar i LSI në Elbasan. Ai është arrestuar nga një prokurore që e ka dosjen prej 3 vitesh, mbas 3 vjetëve, unë s’kam parë të mbahet një dosje 3 vite. Kjo do të thotë që ka bërë shantazh. Presion politik që ushtron Taulant Balla me Qazim Sejdinin ndaj LSI-së në Elbasan. Akuzohet Dashamir Xhika për një tender të 2008-ës kur nuk kishte lidhje as me PS as me PD. Dashamri Xhika është djalë shumë serioz, do përballet me drejtësinë e Edi Ramës dhe do ta fitojë. Do tu përgjigjet atyre që e kanë sajuar, sepse nuk mund të arrestosh një drejtor për një tender që nuk e ka kryer ai”, deklaroi Kryemadhi në “JAVA”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here