Pas akuzave, Luan Rama përgëzon Prokurorinë dhe policinë

0

Pasi lëshoi sot disa akuza të rënda se marrëveshja mes Prokurorisë së Përgjithshme dhe Ministrisë së Brendshme për luftimin e krimit elitar dhe korrupsionit ishte anti-kushtetuese, zv.kryetari i LSI Luan Rama, ka mbajtur një qëndrim krejt të kundërt për sa i takon arrestimit nga policia të një të dyshuari për vrasje, duke e përgëzuar në këtë rast prokurorinë dhe policinë.

Ky qëndrim i Ramës vjen pak orë pasi Ministria e Brendshme i bëri thirrje opozitës që nëse nuk e mbështeste policinë në aksionet e saj kundër krimit, të paktën të heshtte.

“Operacion i shkëlqyer për kapjen e vrasësit të dyshuar: profesionalizëm dhe bashkëveprim shembullor mes policisë së Tiranës dhe prokurorisë! Përgëzime dhe të tjera suksese në zbatim të ligjit!” – shkruan Rama në Facebook, me sa duket duke iu referuar shtetasit grek të arrestuar sot në Tiranë, i dyshuar për vrasjen e bujshme të Devi Kasmit në Tiranë.

Reagimi i ramës vjen pak pasi kryetarja e LSi Monika Kryemadhi deklaroi në ekranin e RTSH, se arrestimi i ish-drejtorit të Përgjithshëm të Rrugëve Dashamir Xhika, ishte një arrestim politik.

rama

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here