Ndihet keq pas përfundimit të lutjes, vdes papritur në Kishë 15-vjeçarja

0

Një ngjarje e hidhur ka ndodhur dje në një kishë të Shkodrës, ku një vajzë 15-vjeçare ka ndërruar jetë pasi ka mbaruar lutjen.

Raportohet se vajza është ndjerë keq papritur dhe nuk ka mundur të mbijetojë. Ka qenë vetë prifti i kishës që vajza frekuentonte, që e bëri të ditur lajmin e hidhur. Dyshimet janë se 15-vjeçarja ka humbur jetën si pasojë e një ataku kardiak.

Në një njoftim për ngjarjen, Policia sqaron: Dje, në fshatin Grudë, ka vdekur e mitura, shtetësia L.K, vjeç 15, banuese në Shkodër. Nga veprimet e kryera rezultoi se vdekja është shkaktuar nga një atak kardiak. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për vdekje natyrale.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here