Sekuestrohet drogë dhe valutë, detaje të aksionit policor në Shkodër. Emrat e 7 të arrestuarve

0

Shtatë persona janë arrestuar gjatë një aksioni policor të zhvilluar në Shkodër, ndërsa është goditur një grup i shpërndarjes së lëndëve narkotike.
Operacioni është zhvilluar mbrëmjen e së premtes, ndërsa është sekuestruar edhe nje sasi kokaine.
Policia ka bërë të ditur emrat e të ndaluarve të cilët janë:
Indrit Tagani
Erjon Zekaj
Aldo Vrucaj
Saimir Arci
Kristian Ujkaj
Aleksandër Matoja

Ndërkohë në njoftimin e Prokurorisë jepen detaje të tjera lidhur me aktivitetin e narkotrafikut. Mësohet se baza e shpërndarjes së drogës ka qenë një lokal nate, ndërsa janë sekuestruar edhe tre automjete, tip AUDI, BMW dhe Ford.

Njoftimi i prokurorise
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, ka rregjistruar procedimin penal Nr.1619/2017, në lidhje me vepren penale të “Prodhimit dhe shitjes së narkotikëve” e kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga neni 283/2 të K.Penal.
Në sajë të një hetimi disa mujor në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër, duke përdorur edhe metoda speciale të hetimit (vëzhgime, përgjime ambjetale dhe telefonike dhe blerje të simuluar) u arrit të finalizohej me datë 02.02.2017, me arrestimin e 7 personave, ku 3 persona janë arrestuar në flagrancë, konkretisht shtetasit me inicialet I.T, E.Z dhe S.A dhe për 4 persona të tjerë janë nxjerrë urdhëra ndalimi nga Prokurori, për shtetasit me inicialet H.S, A.V, K.U dhe A.M

• Në kuadër të këtij procedimi, u arrit tu sekuestrohej një sasi me peshë prej 2237,6gram lëndë narkotike e mbështjellë në qese e ndarë në dy pako, e dyshuar si Kokainë.

• Lokali i të dyshuarve që shfrytëzohej për shpërndarjë dhe përdorim të lëndëve narkotike, si dhe pajisjet fiskale të këtij lokali.

• Tre automjete Audi, BMË dhe Ford që janë përdorur nga të dyshuarit.
• Gjithashtu janë sekuestruar telefona celular të të dyshuarve;
• Një sasi parash lekë dhe valutë e huaj dhe sende të tjera që mbaheshin nga të dyshuarit me cilësinë e provës materiale.

Këta shtetas në bashkëpunim mes tyre dhe me persona të tjerë dyshohet se kanë konsumuar veprat penale të “Prodhimit dhe shitjes së narkotikëve” e kryer në bashkëpunim, dhe “Pqërshtatja e lokalit për përdorim droge” e kryer në bashkëpunim, të parashikuara nga nenet 283/2 dhe 285/a të K.Penal.
Po vijojnë veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin dhe vënien para përgjegjësisë të të gjithë bashkëpunëtorëve të grupi kriminal.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here