Foto të rralla/ Studiuesi sjellë në kujtesë deputetët e torturuar gjatë hetuesisë komuniste

0

Studiuesi Kastriot Dervishi ka sjellë edhe njëherë në kujtesë gjyqet e deputetëve të zhvilluara në vitet 1947-1948 ku u ekzekutuan nga regjimi komunist me dhjetra intelektualë. Nëpërmjet një statusi në profilin e tij në fcb, Dervishi e ilustron shkrimin arkivor edhe me foto të Arif  Gjylit (deputet) dhe Hasan Reçit, foto ku shikohen torturat që ata kanë pësuar në hetuesinë komuniste.

Statusi i plotë

1948/Grupi i dytë i deputetëve

Në fillim të shkurtit 1948 u ekzekutuan të dënuarit me vdekje në procesin e dytë ndaj grupit të deputetëve. Organizimi i këtij procesi është diskutuar edhe gjatë takimit të korrikut 1947 të E.Hoxhës me Stalinit. Sipas diktatorit të Shqipërisë, “lufta ndaj armiqve të brendshme zhvillohej e ashpër”, por çdo ditë dilnin “armiq të rinj”. Hoxha akuzon “dorën anglo-amerikane” dhe H.Fultzin. Gjatë bisedës, del edhe fakti do bëheshin dy gjyqe, një i hapur (u bë në shtator 1947), e tjetri i mbyllur (u bë në janar 1948). Ndryshe nga procesi i parë ndaj grupit të deputetëve, ku shumica nën presion të jashtëzakonshëm i “pranoi” akuzat, në procesin e dytë, shumica e të pandehurve nuk i pranoi ato, pavarësisht se u vu nën tortura të rënda.

U dënuan me vdekje, pushkatim: Riza Dani (63 vjeç, ish-deputet), Faik Shehu (48 vjeç, ish-deputet), Islam Radovicka (49 vjeç, ish-deputet), Syrja Selfo (35 vjeç), Uan Filipi (46 vjeç), Hilmi Hysi, (35 vjeç), Hasan Reçi (43 vjeç).

U dënuan me dënime të ndryshme: Arif Gjyli (ish-deputet), Isuf Hysenbegasi, Kostandin Boshnjaku (ish-deputet), Demir Kallaratin, Bexhet Shehu, Adem Beli, Hivzi Kokalari, Mestan Ujaniku, Halit Gjolena, Kamber Jaskollari, Ibrahim Hasani, Nexhmi Ballka.

Bashkëlidhur, fotot e Arif Gjylit (sipër) dhe Hasan Reçit (poshtë), pas torturave në hetuesinë komuniste

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here