Refleksion i një Juristi/Prokurorët duhet të sulmojnë në “moçalin” e Lalëzit

0

Nga Guxim Alimani

Nje tufe hajnash te taksave te shqiptareve u arrestuan keto dite.Askush nuk e mohon se ardhja ne krye te organit te akuzes e Arta Markut ka trazuar keneten politike qe i paraprin korrupsionit e krimit financiar ne Shqiperi.Zhabat e dhjamosura filluan ti bien grepit.

Disa me te shendosha jane zhytur thelle ne fundin e moçalit por uji po thahet shpejt pune ditesh…dhe kenga e korit te zhabave do ushtoje ne sallat e gjygjeve.Kudo trishtim ne sojin e zhabave.Me e kenaqur duket korporata e pirateve te avokatise te cilet jo vetem pritet te kene shume pune por disa syresh jane pronotuar me kohe…se zhabat e minjte thuhet se e ndjejne te paret termetin.

Badiguardet e zhabave qe ruajne keneten politike jane te vetmit qe akoma vijojne te kendojne melodine e vargjeve bastarde:”Hajduti im eshte me i mire se hajduti yt…”.Njesoj si dy kurva te lagjes time te cilat zihen e bezerisin dynjane duke i numeruar njera tjetres dashnoret!.Por ne fakt pune hajnash eshte.

Hajdute te perhershem ne mentalitet por parte-time ne aktivitet.Po them parte-time aq sa eshte dhe mandati qeverises i partise se tyre ne pushtet.Por ju siguroj se rruga eshte pa kthim dhe keneta qe po thahet do i nxjerre ne breg zhabat me te majme qe po presin radhen gjithe pikellim.

Neser prokurore speciale do turren te Lalzi ku çunat e dikurshem qe zbriten ne Tirane me nje xhakete te vjeter ushtarake me komçen e mberthyer tek qafa kane ngrehur saraje perrallore.Asnjehere hajnat dhe keneta nuk kane qene me te trazuar.Mjaftoi nje zonje,nje prokurore e ndershme e profesioniste e cila edhe pse me mandat te kufizuar e me kompetence te reduktuar te kthehet ne makthin e zhabave.Dhe dijeni se per zhabat asnje shqiptar nuk ngrihet dhe nuk zihet.Eshte vegim fuqia e zhabave..!

Sot nje tjeter dite e ftohte e dimrit per hajnat.Asnje ilac nuk i sheron nga ethet.O zot sa paskemi vuajtur per nje Prokuror ne kete vend ku shteti i vetem serioz eshte ndonje emision investigativ si Fiks-Fare.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here