Vrasja e Devi Kasmit/ Dëshmia e Dinellarit: Ja si e bleva furgonin për llogari të Hoxhallarit

0

Zbardhen dëshmitë e Malvin Dinellarit dhe Elton Halipajt të arrestuar si pjesë e grupit të organizuar nga Aurel Hoxhallari për vrasjen e Devi Kasmit në Tiranë.

“BalkanWeb” mëson se Malvin Dinellari ka thënë se me vëllezërit Hoxhallari është njohur nga një mik. Dinellari jeton në Korçë por vinte shpesh ne Tiranë pasi ka të fejuarën në shkollë.

“Takohesha shpesh ne Yzberisht me Aurel Hoxhallarin por nuk kisha dijeni për aktivitetin e tij kriminal. Edhe me grekun jemi ulur ne kafe por e njihja si mik te Aurelit”- ka thënë ai në dëshminë e tij.

Ne lidhje me furgonin që u përdor në vrasje, Dinellari pranon se e ka gjetur ai.

“Punoja me shitje makinash. Aureli me kërkoi t’i gjeja një furgon mallrash. Kërkova ne internet dhe e gjeta. E çova ne servis për ta kontrolluar dhe Aureli ra dakord për ta blerë. Me dha 4200 euro dhe furgonin e regjistrova ne emrin e Elton Halipajt”- është shprehur ai.

Elton Halipaj ka thënë se ka njohje me Aurel hoxhallarin dhe i kishte kërkuar atij t’i gjente punë pasi kishte nenën të diagnostikuar me tumor dhe kishte nevojë për të ardhura.

Aureli e punësoi si kopshtar tek vila në Mezez dhe i kërkoi që në emrin e tij të regjistroje një furgon mallrash pasi do i nevojitej për punë. Për këtë arsye e regjistroi dhe në një kurs patente. Halipaj pranon që shkonte te vila në Mezes por mohon të ketë lidhje me grupin kriminal armët drogën apo vrasjen e Devi Kasmit.

Deklarata e plotë e policise për operacionin e arrestimeve:

Policia e Tiranës në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, finalizuan me sukses goditjen e grupit të strukturuar kriminal “Enigma”, ku u arrestuan në flagrancë shtetasit:

• Elton Halipaj, 36 vjeç, lindur në Skrapar e banues në Tiranë;

• Efthymiou Efthymious, 41 vjeç, lindur e banues Arta Greqi;

• Malvin Dinellari, 30 vjeç, lindur në Korçë e banues në Tiranë;

• Elton Hoxhallari, 36 vjeç, lindur e banues në Tiranë.

Gjithashtu u shpall në kërkim shtetasi (Altin) Aurel Hoxhallari, 41 vjeç, lindur e banues Tiranë.

Ky operacion është rezultat i një pune profesionale të pandërprerë duke vlerësuar maksimalisht informacionet e grumbulluara, si dhe provat e administruara nga grupi hetimor në lidhje me ngjarjen e ndodhur në datë 29 Janar 2018, ku në rrugën “Petro Çani” u vra me armë zjarri shtetasi D.K.

Shtetasi i shpallur në kërkim (Altin) Aurel Hoxhallari, dyshohet si organizatori i këtij grupi të strukturuar kriminal.

Shtetasi Elton Halipaj ka siguruar mjetet e nevojshme për kryerjen e krimit.

Shtetasi grek Efthymiou Efthymious, dyshohet në rolin e ekzekutorit të shtetasit D.K. si vrasës me pagesë.

Në momentin e arrestimit, atij iu gjetën me vete një sasi e konsiderueshme eurosh dhe parash shqiptare, që dyshohet se i ka përfituar si shpërblim për vrasjen.

Shtetasi Malvin Dinellari ka siguruar mjetet dhe përgatitur infrastrukturën për realizimin e vrasjes.

Shtetasi Elton Hoxhallari dyshohet si bashkëpunëtor në sigurimin e mjeteve dhe përgatitjen e infrastukturës për realizimin e vrasjes.

Gjatë këtij operacioni të mirë-organizuar janë ushtruar kontrolle në disa banesa të autorëve të dyshuar si dhe në një vilë të ndodhur në periferi të Tiranës, në pronësi të organizatorit të këtij grupi, e cila shërbente si bazë e grupit.

Si rezultat i kontrolleve të kryera në këtë vilë është gjetur një arsenal armësh, municionesh, eksplozivësh, raketa hedhës, armë të precizionit të lartë, minë me telekomandë, dylbi, radio ndërlidhje (si ato të policisë), të cilat funksiononin në grup, maska, veshje kamoflazhi, etj.

Gjatë operacionit është sekuestruar në cilësinë e provës materiale automjeti, i cili dyshohet se është përdorur në kryerjen e vrasjes.

Janë sekuestruar në cilësinë e provave materiale:

– 2 pistoleta, njëra prej tyre e dyshuar si arma e krimit

– 4 armë automatikë

– 2 snajper

– 4 pushkë automatike

– 1 armë antitank me 2 predha

– 1 bombë me telekomandim në distancë

– sasi e konsiderueshme lënde eksplozive C4 dhe tritol

– 4 radio marrëse

– 1 dron

– 110 kg kanabis

– 2 maska

Grupi i punës vijon me intensitet për dokumentimin e plotë ligjor të rrethanave të ngjarjes dhe personave të tjerë të mundshëm të përfshirë në të.

Policia e Shtetit, duke falënderuar qytetarët dhe mediat për bashkëpunimin, shprehet e vendosur të godasë me Forcën e Ligjit çdo akt, grup kriminal apo paligjshmëri, për të ndërtuar së bashku një Shqipëri më të mirë dhe të sigurtë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here