Rusia dhe Kina, fuqitë e mprehta botërore

0

Christopher Walker “Project Syndicate”

Gjatë viteve të fundit, Rusia dhe Kina kanë derdhur burime të konsiderueshme në fusha që lidhen zakonisht me “fuqinë e butë”, një term i shpikur nga shkencëtari politik amerikan Joseph S. Nye, dhe e kuptuar si “aftësia për të ndikuar tek të tjerët, nëpërmjet joshjes dhe bindjes”.

Drejtpërsëdrejti ose nëpërmjet kopjeve të tyre të përshtatshme, këto dy vende i kanë kushtuar miliarda dollarë rritjes së ndikimit të tyre global përmes medias, kulturës, think-tankeve, akademive dhe sferave të tjera.

Megjithatë, përkundër këtyre investimeve të mëdha, vëzhguesit, përfshirë vetë Nye, kanë ngritur pikëpyetjen se përse këto regjime autoritare vazhdojnë të vuajnë një defiçit të thellë të fuqisë së butë, edhe pse ato janë rritur më shumë në aspektin ndërkombëtar.

Rusia dhe Kina, tentojnë të paraqiten keq në sondazhet e opinionit publik botëror dhe indekset e fuqisë së butë, duke përforcuar konceptin se joshja dhe bindja, janë të papërputhshme me autoritarizmin.

Ndërkohë, Rusia, Kina dhe regjimet e tjera me burime të mjaftueshme dhe ambicioze, po projektojnë më shumë ndikim përtej kufijve të tyre sesa në çdo periudhë në kujtesën e kohëve të fundit – dhe jo kryesisht përmes asaj që Nye e quan pushtet i “ashpër”: fuqia ushtarake, apo një imponim ekonomik i vrazhdë.

Sigurisht, Rusia e ka përdorur forcën ushtarake me një farë rregullsie dekadën e fundit – për shembull në Gjeorgji, Ukrainë dhe Siri. Por avionët dhe tanket e Rusisë, nuk po nxisin de fakto ndikimin e Moskës në rritjen globale.

Ngjashëm, Kina po i tregon muskujt e saj ushtarakë në Detin e Kinës Jugore, dhe përgjatë kufirit të saj të diskutueshëm me Indinë. Por, ashtu si Rusia, Kina ka qenë shumë më aktive në përdorimin e formave të tjera të ndikimit gjatë dekadës së fundit. Prandaj teoricienët vazhdojnë të habiten më këtë paradoks:këto regjime nuk mbështeten kryesisht mbi fuqinë e ashpër, nuk janë të suksesshme në gjenerimin e fuqisë së butë, por janë ende në gjendje të projektojnë ndikim të vërtetë jashtë vendit.

Duke pasur parasysh ringjalljen e autoritarizmit në mbarë botën, është koha e duhur për të reflektuar mbi këtë paradoks të dukshëm. “Financial Times”, vuri re kohët e fundit se në përpjekjet e Kinës për të ndërtuar fuqinë e butë jashtë kufijve të saj”, vendi “duhet të shkelë më lehtë, dhe të ketë një qasje më reciproke dhe më pak autoritare”.

Në një koment të fundit, Nye bën një vëzhgim të ngjashëm se “Kina mund të gjenerojë më shumë fuqi të butë, nëse do të zbuste disa nga kontrollet e saj të rrepta të partisë mbi shoqërinë civile”. E njëjta gjë mund të thuhet edhe për Rusinë dhe vendet e tjera me qeveri, që i japin përparësi kontrollit shtetëror mbi hapjen, kulturën e pavarur dhe shoqërinë civile, të cilat janë përbërëset kryesorë të fuqisë së butë.

Por këshilla të tilla ndaj autoriteteve kineze ose ruse, janë të përcaktuara të bien në vesh të shurdhër. Çdo liberalizim i rëndësishëm, do të ishte në kundërshtim me nevojat dhe objektivat e veta politike të këtyre regjimeve,

për të ruajtur me çdo kush kontrollin.

Kurthi analitik, është supozimi se qeveritë autoritare, të cilat shtypin pluralizmin politik dhe shprehjen e lirë për të ruajtur pushtetin në vendin e tyre, do të qenë të prirura për të vepruar ndryshe në nivel ndërkombëtar.

Këto regjime, kanë vënë në zbatim me përpikmëri disa forma, por jo substancën, e fuqisë së butë. Ajo që ata ndjekin, kuptohet më mirë si “fuqi e mprehtë”, cilësitë kryesore të të cilave janë çensura, manipulimi dhe bllofi, në vend të bindjes dhe joshjes.

Ndërsa “lufta informative”, formon një pjesë të repertorit autoritar, ajo është vetvetiu një përshkrim i papërtatshëm i fuqisë së mprehtë. Shumë aktivitete të ndërmarra nga regjimet autoritare – qoftë Kina në Amerikën Latine, apo Rusia në Evropën Qëndrore – janë jashtë këtij përkufizimi, sikurse unë dhe kolegët e mi e detajuam në një raport të dhjetorit 2017, “Fuqia e Mprehtë:Ngritja e ndikimit autoritar”.

Me këtë pikëpamje, mund të shohim keqkuptimin që ndodhi në fund të Luftës së Ftohtë, kur analiza konvencionale supozonte se regjimet autoritare do të liberalizoheshin dhe demokratizoheshin. Pothuajse 3 dekada më parë, kur Shtetet e Bashkuara dolën nga Lufta e Ftohtë si një hegjemone globale, dhe u prezantua termi “fuqi e butë“, analistët politikë nuk morën parasysh rregjime si ato që janë sot nën kontrollin e Rusisë dhe Kinës.

Sikurse kam shkruar me kolegen time Xhesika Ludvig në “Foreign Affairs” në nëntor 2017, ankesa dhye shqetësimi i demokracisë në lidhje me evoluimin fuqisë së mprehtë malinje, është diktuar nga mbështetja e tyre mbi paradigmën e fuqisë së butë.

Analistët, të cilët e shohin sjelljen e autoritarëve në drejtim të përpjekjeve “për të rritur fuqinë e butë të vendeve të tyre, u mungojnë shenjat përkatëse, dhe rrezikojnë të përjetësojnë një ndjenjë të rreme sigurie”. Ndaj është e nevojshme një diagnozë e saktë, në mënyrë që të hartohet edhe një përgjigje e përshtatshme.

Qeveritë autoritare, nuk luajnë sipas rregullave që qeverisin demokracitë. Shtypja sistematike, është marka e regjimeve autokratike, dhe “fuqia e mprehtë” që ata prodhojnë nuk mund të klasifikohet në kuadrin e njohur dhe qetësues të “fuqisë së butë”. Pa një terminologji më të saktë, demokracitë e botës do të kenë pak shpresë për t’iu kundërvënë ndikimit të këtyre shteteve gjithnjë e me më shumë fytyra.

Shënim: Christopher Walker, është zv.presidenti i think-tankut amerikan “National Endowment for Democracy”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here