Vjedhja e argjendarisë në pak sekonda, arrestohen autorët në Shkodër

0

Dy autorët e grabitjes së një argjendarie në Shkodër më datë 3 shkurt u arrestuan ditën e sotme në Shkodër.

Bëhet fjalë për 23-vjeçarin Françesko Vukaj dhe bashkëpunëtorin e tij, Iraldo Filipi, 28 vjeç.

Vukaj, me makinën tip Volkswagen pa targa, ka goditur qepenin e një argjendarie në lagjen “Vasil Shanto”, ka marrë disa sende floriri brenda, dhe më pas është larguar duke braktisur makinën.

Ndërsa Iraldo Filipi u arrestua, pasi në anën tjetër të rrugës ka qenë duke pritur me makinën tip Benz, për t’u larguar së bashku me shtetasin Françesko Vukaj nga vendngjarja, pas grabitjes së argjendarisë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here