Edi Paloka: “Prokuroria duhet të reagojë për përgjimet e Ahmetajt dhe Gjiknurit”

0

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka, i bëri thirrje Prokurorisë që të sqarojë ekzistencën, sipas tij, të përgjimeve ndaj ministrave Arben Ahmetaj dhe Damian Gjiknuri.

“Informacione mbi ekzistencen e pergjimeve te ketyre ministrave vijne dhe nga burime te tjera.” –shkruan Paloka.

Përmes një statusi në ‘Facebook’ Paloka thekson se pas Sajmir Tahirit këta dy ministra, njihen si dora e Ramës në aferat e tij me të zeza. Jo rastësisht, sipas Palokës, Ahmetajt dhe Gjiknurit iu besuan dy ‘superministritë’.

REAGIMI I PALOKËS: 
Ne media , ditet e fundit jane ngritur akuza publike se prokuroria zotron pergjime te dy ministrave Ahmetaj dhe Gjiknuri ne komunikime me personazhe te cilat i implikojne keta dy ministra ne afera kriminale dhe korruptive, lidhur me ceshtjen e incenerahtoreve. Biseda ku flitet per shuma te medha parashe dhe zgjedhjet parlamentare
Pas Sajmir Tahirit , keta dy ministra, njihen si dora e Rames ne aferat e tij me te zeza. Jo me kot per keta te dy u krijuan dhe dy superministrite te cilat praktikisht permbledhin shumicen absolute te fondeve te gjithe qeverise.
Informacione mbi ekzistencen e pergjimeve te ketyre ministrave vijne dhe nga burime te tjera.
Prokuroria duhet patjeter te reagoje e te prononcohet ne se jane apo jo te verteta cfare ngrihet nga mediat dhe pse nuk veprohet.
Cfare pritet qe Rama te sanksionoje me ligj paprekshmerine e ministrave te tij duke legjitimuar rastin Tahiri ?

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here