Basha: Do të ngremë komision hetimor për Ramën dhe Tahirin

0

Kreu i PD-ë Lulzim Basha në një dalje për mediat pas mbledhjes së grupit të deputetëve të kësaj partie ka bërë me dije se do të kërkohet një komision hetimore për çështjen e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahirit si dhe për kryeministrin Edi Rama.

Sipas Bashës, ky komision hetimor do të ngrihet pasi kryeministri Edi Rama ka kapur policinë, prokurorinë, çka nuk lejon hetime të plota.

“Kjo ka marrë mbështeten dhe do të depozitohet ditën e sotme. I gjithë opinioni e di se në dy vite kur shndërrohej në hambar të drogës, ministria e Brendshëm, Policia, ishin në dispozim zyrtar të informacionit ishin në dijeni se kjo bëhej me përfshirjen e drejtpërdrejtë të Policisë së Shtetit dhe me bekimin e atyre, kupolës më të lartë të shtetit.

Edi Rama e ka pasur këtë indo mbi tavolinë, e ka pasur Tahiri, e ka pasur Çako në mënyrë zyrtare nga institucionet e huaja si Interpoli, Europoli, nga media, gazetarët kurajozë që kanë shkuar deri në parcelat e drogës.

Por qeveria dhe Edi Rama kanë vendosur t’i varrosin këto fakte në kasafortën sepse droga është bërë me dijeninë, mbrojtjen dhe bekimin e kryeministrit dhe kjo është arsyeja pse Rama e ka shkelur rregulloren dhe s’ka lejuar arrestimin e Tahirit.

Ndërhyrja në rastin Habilaj do të jetë objekt i këtij hetimi parlamentar dhe masat që Rama ka marrë që përgjegjësit e këtij skandali të mos dalin në pah.

Kanë blerë pasuri brenda dhe jashtë Shqipërisë. Ky do të jetë objekti i këtij komisioni’, tha Basha.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here