Anija greke përplaset me turken, Erdogan kërcënon për acarim marrëdhëniesh diplomatike

0

Autoritetet greke kanë bërë të ditur se një mjet lundrues i rojes bregdetare turke u përplas me një anije të rojes bregdetare greke pranë disa ishujsh të pabanuar në Detin Egje, të quajtura Imia ose ishujt Kardak, për të cilat dy vendet desh nisën luftën në vitin 1996.

Roja bregdetare greke bëri të ditur se nga incidenti nuk pati të lënduar, edhe pse anija greke pësoi dëme në kuvertë, ku anija turke e goditi me majën e saj. Ajo sqaroi se rrethanat e plota të incidentit që ndodhën në mesnatën e djeshme, janë të paqarta.

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan e konfirmoi informacionin e përplasjes së anijeve greke dhe turke në Detin Egje dhe i bëri një paralajmërim Greqisë, Qipros dhe kompanive ndërkombëtare që kërkojnë për gaz në Mesdheun lindor që të “mos e kalojnë vijën” dhe të shkelin të drejtat e Turqisë.

Erdogani e bëri paralajmërimin gjatë një fjalimi me ligjvënësit e partisë së tij që udhëheq vendin teksa anijet luftarake turke vijojnë të mbajnë një bllokadë detare për të shkuar në një zonë përbri brigjeve të Qipros ku kompania energjetike italiane Eni synon të kryejë shpime për gaz.

“Ne u rekomandojmë kompanive të huaja të mos e kthejnë veten e tyre në një instrument çështjesh që i kapërcen limitet dhe forcat e tyre, duke u mbështetur te pala greko-qipriote. Shfaqja e forcës së tyre do të zgjasë deri kur të shohin anijet dhe avionët tanë” – tha Erdogan.

Turqia e kundërshton atë që ajo e konsideron si një kërkim të “njëanshëm” për burime natyrore të qeverisë qipriote, duke thënë se ajo harron të drejtat e turko-qipriotëve të ishullit për burimet natyrore, duke kërcënuar sigurinë dhe stabilitetin në rajon.

Në vitin 1996, konflikti lidhur me të drejtat mbi ishujt shkëmborë të Imias në arkipelagun e Dodekanezit në Detin Egje solli një krizë të marrëdhënieve mes Greqisë dhe Turqisë. Konflikti përfundoi pas ndërhyrjes së komunitetit ndërkombëtar, NATO-s dhe SHBA-ve. Në ditët e fundit të konfliktit, më 31 janar 1996, një helikopter i marinës helene u rrëzua në zonën e konfliktit dhe tre oficerë grekë mbetën të vdekur. U tha se aksidenti ishte shkaktuar nga probleme teknike.

anije1

(Anija greke që dyshohet se u përplas nga turqit)

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here