Durrës, Fatmir Xhafaj vlerësime policisë: Goditi grupet kriminale gjatë 2017-tës

0
Kryetari i Komisionit Parlamentar te Ligjeve Fatmir Xhafa, duke folur gjate nje konference shtypi, ku ka komentuar ne lidhje me draft opinionin final te Komisionit te Venecias per Reformen ne Drejtesi./r/n/r/nLawmaker, Fatmir Xhafa, speaks during a press conference, where he commented on the draft final opinion of the Venice Commission on judicial reform.

DURRES – Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj ka marrë pjesë në analizën vjetore të policisë së Durrësit, i shoqëruar nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu. Xhafaj vlerësoi policinë e Durrësit se ka goditur disa grupe kriminale në këtë qytet gjatë vitit 2017. Ai paralajmëroi se në kuadër të operacionit “Forca e Ligjit” do ketë rezultate edhe më efikase në luftën ndaj krimit në qytetin bregdetar.

“Gjatë vitit të kaluar drejtoria vendore e policisë ka goditur disa grupe kriminale. Ka pasur disa goditje të drejtpërdrejta të grupeve kriminale në këtë qyegtt. por sërish mbetet për t;u bërë. Dhe në kuadër të “Forcës së Ligjit” do kemi rezultate tyë tjera në këtë qytet”, u shpreh Xhafaj.

Gjithashtu, Xhafaj ka inspektuar edhe Portin e Durrësit ku dy ditë më parë policia zbuloi në një kamion me destinacion Italinë, rreth 11.4 kg heroinë, sasia më e madhe e lëndës narkotike të këtij lloji e cila po tentohej të kalohej nga Porti i Durrësit në drejtim të Portit të Barit. Ministri i Brendshëm kërkoi rritje të kontrolleve në Port me qëllim parandalimin e e trafikut të drogës nga Shqipëria në drejtim të vendeve fqinje.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here