Gjyqi i Shullazit, thirren dëshmitarë edhe Sali Berisha, Ardian Cipa dhe bashkëshortja e Ylvi Beqajt

0

Mësohet se Marsida Musai është bashkëshortja e bashkëpuntorit të drejtësisë Ylvi Beqja, i cili në disa seanca gjyqësore të më hershme dëshmoi kundër Emiljano Shullazit, Gilmando Danit dhe tre anëtarëve të tjerë të këtij grupi kriminal.

Emri i Sali Berishës në këtë çështje ka dalë nga ish-ministri i Brëndshëm Saimir Tahiri, i cili teksa dëshmonte para Gjykatës së Krimeve të Rënda tha se personi që ka dijeni të plotë mbi kërcënimet ndaj dy profesorëve Dhori Kule dhe Mynyr Koni, është Sali Berisha, pasi sipas Tahirit ky person ende pa filluar hetimet nga policia, ka shkruar një status publik në profilin e tij në rrjetin social  “Facebook”, duke denoncuar disa prej anëtarëve të këtij grupi se kishin kërcënuar dy profesorët e nderuar. Kaq ka mjaftuar që i pandehuri Shullazi dhe avokatët e tij, të kërkojnë në gjykatë thirrjen si dëshmitar të ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili do pyetet mbi rrethanat se si ishte vënë në dijeni të këtyre kërcënimeve dhe çfarë dinte mbi këto kërcënime të profesorëve. Po kështu seancën e rradhës pritet të paraqitet në gjykatë si dëshmitar dhe Ardian Cipa, ish-krue i krimeve të rënda dhe krimit të organizuar, sot drejtor i drejtorisë së mbrojtjes së dëshmitarëve pranë Ministrisë së Brendshme. Njëherësh avokatët i kanë kërkuar gjykatës së Krimeve të Rënda që të njoftojnë për tu paraqitur si dëshmitare në gjykatë dhe shtetasen Marsida Musai. Kjo e fundit rezulton të jetë gruaja e biznesmenit dhe bashkëpuntorit të prokurorisë, Ylvi Beqja. Nga sa mësohet sipas burimeve, Marsida Musai është larguar nga Shqipëria në një vend të sigurt, për shkak të kërcënimeve që ka marrë ajo dhe familja e saj. Ndërkohë në seancën e sotme kundër pesë të pandehurve të prokurororisë kanë dëshmuar në gjykatë tre dëshmitarë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here