Ndihma ekonomike, Voltana Ademi dhe 10 kryetarë bashkish reagojnë në bllok: Pezullim i menjëhershëm i kësaj skeme mashtruese

0

Kryetarja e Bashkisë Shkodër Voltana Ademi në cilësinë e kryetares së Shoqatave të Bashkive kërkon që të pezullohet në  mënyrë të menjëhershme  skema e re e ndihmës ekonomike që në vend që të lehtësojë, sipas saj thellon varfërinë.

Ademi thotë se pas konsultimit edhe me kryetarët e tjerë të bashkive pasi kanë renditur mangësitë dhe problemtikat që sjell skema e re kanë kërkuar pezullim të menjëhershëm të saj, shfuqizimin e menjëhershëm të vendimit të Shërbimit Social Shtetëror për ndihmën e konomike të muajit janar për gjithë Shqipërinë, si dhe rishikimin e kuadrit normative për ndihmën ekonomike në koordinim dhe në konsultim me Shoqatat e Bashkive.

Kutojmë që sot ka patur dhe një protestë në Kukës të banorëve që janë hequr nga skema e ndihmës ekonomike pasi sipas tyre kjo është bërë në mënyrë të padrejtë dhe nuk kanë qenë të informuar mbi kushtet e reja që duhet të plotësoheshin për të përfituar këtë ndihmë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here