Ylli Manjani: Deputetë që flasin biseda erotike dhe tendera, parlamenti ka nevojë për reformë

0

Ish- ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani reagon në lidhje me zbulimin e një bisede erotike mes deputetit të PD-së, Ervin Salianji dhe asaj që mediat pretendojnë se bashkëbiseduesja është Grida Duma.

Ai shkruan se deputetët e PD-së bëjnë muhabete erotike, ata të opozitës muhabete tenderash, ndërsa populli shqyen sytë.

Ish- ministri flet për një reformë që duhet bërë në parlament

Hej dreq o pune!

Deputetët djathtas shkëmbejnë mesazhe të tipit: “të hënksha zogun…”- muhabet opozite!

Deputetët majtas shkëmbejnë mesazhe të tipit: “po tenderi im kur bëhet”?- muhabet qeverie!

Njerëzit që i zgjodhën deputetët shqyejnë sytë nga ç’shohin aty e ç’u dëgjojnë veshët- muhabet populli!

Po që e do vërtetë një reformë ky parlament!

Po kush do ta marrë nismën?!

Ja, këtu kemi mbetur të gjithë si guakë!

Ndaj dhe kemi këtë qeveri…

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here