Prej thuajse një viti, këngëtarja Adelina Ismaili është bërë nënë për herë të parë, pasi erdhi në jetë djali i saj Uliksi.

Por muaji i fundit i shtatzënisë për këngëtaren duket se ka qenë veçanërisht i vështirë dhe këtë ajo e ka rrëfyer për herë të parë së fundmi në një intervistë në emisionin “NiN”.

Moderatori Alaudin Hamiti tregoi se në ditët e fundit të shtatzënisë, ajo kishte dhënë një intervistë për të e më pas i kishte kërkuar me ngulm që intervista të mos transmetohej.

Për këtë, Adelina i kërkoi fale moderatorit dhe shpjegoi për herë të parë se përse e kishte marrë atë vendim.

“Isha në muajin e nëntë të shtatzënisë, plus 39 kilogramë, as këpucët e Valit nuk më bënin më, totalisht e shpërfytyruar! Por çfarë Adeline, nuk ka pasur Adelinë aty, thjeshtë një masë amorfe.”-u shpreh këngëtarja, duke zbuluar kështu vështirësitë që ka hasur në fund të shtatzënisë.

Ajo madje tregoi se gjatë xhirimeve ishte lodhur tej mase dhe kur bashkëshorti i saj, Vali, pas katër orësh i kishte thënë se nuk e dinte nëse kamera kishte xhiruar apo jo, ajo kishte shpërthyer në të bërtitura.

“Nuk kanë qenë hormonet, pasha Zotin! Ka qenë një nervozizëm natyral i imi dhe e di që kisha humbur pak kontrollin edhe në përgjgije. E di kam qenë pak më brutale dhe pa kontroll dhe e dija që kjo do të shfrytëzohej nga portalet.”-rrëfeu Adelina.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here