Gruaja e hetuesit Kujtim Luli e burri i gjyqtares që dënoi vllain e Hekuran Dedës, aspirojnë për KLGJ

0

Kandidatët e KLGJ dhe KLP që kanë shprehur aspiratën e tyre për të qënë anëtarë në këto dy institucione të rëndësishme të drejtësisë Shqiptare, kanë një të kaluar mjaft të polemizuar qoftë nga ana profesionale por edhe vendimeve të mara gjatë ushtrimit të detyrës së tyre të mëparshme.

Për më tepër disa prej kandidatëve vijnë nga familje që i kanë shërbyer sistemit komunist apo që përfaqësojnë interesa të ngushta gjyqtarësh. Çdo ditë e më tepët po shikohet se sistemi i ri i drejtësisë po kapet nga qeveria nëpërmjet promovimit në krye të sistemit të gjyqtarëve dhe prokurorëve të kohës së komunizimit, të përfshirë në gjyqe politike apo që përfaqësojnë qarqe të ndryshme ekonomike.

Teksa kanë dështuar për të hyrë në KLGJ dhe KLP si anëtarë të shoqërisë civile, tashmë duket se procesi do dështojë edhe me kandidaturat që vijnë nga rradhëte avokatëve.

“Kombinews” ka mësuar disa të dhëna për disa prej këtyre kandidatëve ku më konkretisht Fatmira Luli, rezulton të jetë bashkëshortja e Kujtim Lulit.

Ky i fundit ka qënë hetues në kohën e rregjimit të Enver Hoxhës, ku njihet për torturimin e të arrestuarve gjatë procesit të hetimit. Luli ka shërbyer pas prishjes së rregjimit pranë Prokurorisë së Përgjithshme.

Gruaja e tij, Fatmira Luli që garon për anëtare të KLGJ-së ka qenë gjyqtare në kohën e diktaturës, ka dënuar qytetar pse morën pjesë në rrëzimin e bustit të Enver Hoxhës më 20 shkurt 1991 apo për hyrjen në ambasada. Po kështu, për anëtarin e KLP-së Nurihan Seiti i cili, sipas dokumentave të publikuara si prokuror në kohën e diktaturës ka kërkuar dënim për qytetarë për agjetacion dhe propagandë mes rradhëve të avokatëve.

Gjithashtu një tjetër kandidat mjaft i kontestuar është dhe Alban Toro.

Toro rezulton të jetë burri i Elona Stavrit Toro që ushtron detyrën e gjyqtares pranë Gjykatës së Apelit Tiranë.

Kjo gjyqtare është kallëzuar penalisht nga shtetasja suedeze Anna Nordstrom për shpërdorim detyre pasi i ka zvaritur çeshtjen e njohjes së atësisë për babain e saj Vebi Veliaj.

“Kombinews” mëson se Stavri, ka dhënë një sërë vendimesh për interesa të Partisë Demokratike. Gjyqtarja Elona Stavri mbahet mend për një vendim të paprecedentë në historinë e drejtësisë shqiptare.

Ajo ka gjobitur me 1 milion lekë vëllain e Hekuran Dedës, një prej viktimave të 21 Janarit. Ai u padit nga gardisti Fatos Skeja për “shpifje” pas shumë deklaratave të Ilmi Dedës në media kundër tij. Deda ka deklaruar para mediave se Fatos Skeja pas vrasjeve të 21 janarit ka shkuar në shtëpinë e tij duke i ofruar një shumë të konsiderueshme parash në këmbim të një vizite të Sali Berishës, për ngushëllim në shtëpinë e tyre.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here