Kim Mehmeti: Ndihem keq kur vet ne përdhosim simbolet që luftuam me aq mund

0

Analisti Kim Mehmeti, në një shkrim në facebookun e tij personal u shpreh se ndihej keq nga përdhosja e simboleve kombëtare. Ja çfarë shkruan Kim Mehmeti:

“Sa e sa shqiptarë, u kalbën burgjeve, vetëm pse ëndërronin që flamuri kombëtarë të valëvitet nëpër sheshet e vendbanimeve shqiptare, e që sot, burrështetasit e Kosovës së pavarur, atë flamur ta largojnë nga ‘rrethi’ në hyrje të Prishtinës! Ku ta dish, mbase vuajmë nga mendësia që nuk e ka kuptuar se po të mos ishte flamuri Kuq e Zi, kurrë nuk do kishte flamur shtetëror të Kosovës! Pra ne harrojmë se flamurin shtetëror të Kosovës na e vizatuan dhe na e sollën të tjerët, e atë me shqiponjë dykrenore, e mbajti ngritur gjaku i shumë gjeneratave shqiptare! Dhe sa keq ndjehet njeriu kur e sheh se bëhemi popull që i ndërron flamujt varësisht nga dora që ia gdhendë shtizat!”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here