Presioni i Greqisë: Hiqni emrin Çamëri nga librat shkollorë

0

Greqia jo vetëm që nuk pranon se ekziston një çështje Çame po do ta zhdukë emrin Çamëri edhe nga librat e hartat shkollore të Shqipërisë. Kjo ka qenë deklarata që
është bërë nga ministri i Jashtëm i Greqisë Nikos Kotzias në Parlamentin e shtetit fqinjë.

Ministrit të Jashtëm grek i janë kërkuar sqarime për bisedimet që po zhvillohen me
Shqipërinë dhe Maqedoninë për termat nacionaliste në librat shkollorë të këtyre vendeve,
nga deputeti X.Theoharis. Kotzias i është përgjigjur kësaj interpelance me shkrim me një
letër zyrtare e cila iu përcoll Parlamentin helen.

Në këtë përgjgigje në pjesën e parë që fliste për Shqipërinë, ministri Kotzias është
shprehur se pala greke gjatë bisedimeve të komisionit dypalësh të ekspertëve ia ka bërë
të qartë palës shqiptare se termat: “territoret shqiptare në Greqi” dhe emërtimi “Çamëri”
për territore që janë në shtetin grek duhet të fshihen nga librat shkollorë të Historisë e
Gjeografisë.

“Gjatë takimit të fundit të Komisionit të Përzier të Ekspertëve Greko-Shqiptar, pala greke
ka këmbëngulur në fshirjen nga librat shkollorë të shprehjeve të papranueshme e fyerëse
për unitetin e vendit tonë (Greqisë) si: “territoret shqiptare në Greqi”.

Por edhe shprehjet dhe hartat në të cilat krahina gjeografike greke shfaqen me emërtimin
“Çamëri”, të cilat demonstrojnë, fatkeqësissht, se shtetit shqiptar mbetet i bllokuar në
retorike anakronike nacionaliste dhe me qëndrime idemadhe, të dëmshme dhe të
rrezikshme në radhë të parë për vetë Shqipërinë”, thuhet në përgjigjen e Kotzias dërguar
parlamentit, sipas mediave greke.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here