Sulmi me armë në Florida, raportohen 14 viktima në shkollë

0

Deri tani janw shënuar 14 viktima nga sulmi me armë në një shkollë të mesme, në Florida, në SHBA.

Sipas Fox News, një person i dyshuar si autori i sulmit është arrestuar.

Agjentë policie të armatosur rëndë, madje edhe një tank, janë parë pranë shkollës ku ka ndodhur ngjarja.

Sherifi i Broward County, në Florida, ka raportuar për të shtëna në një gjimnaz në Parkland. Sipas CNN, raportohet se 20 persona kanë mbetur të plagosur.

DWBY6g6W4AEdrNc

Situata wshtw akoma e paqartw. Ka raportime se tw shtwnat me armw vazhdojnw.

Pamjet ajrore shfaqën disa njerëz që qëndronin të shtrirë përdhe jashtë shkollës, të cilët u trajtuan për plagët e marra dhe u transportuan me ambulancë.

Pamjet nga vendngjarja treguan disa nxënës duke vrapuar larg shkollës duke ulëritur. Dhjetëra makina policie ndodhen në vendngjarje.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here