Vrasja në Tiranë/ Shkon në 5 numri i të shoqëruarve në polici. Ja kush është viktima

0

Një person është vrarë mbrëmjen e sotme me armë në rrugën “Nikolla Tupe” në kryeqytet, ndërsa numri i të shoqëruarve për këtë ngjarje ka shkuar në 5 persona.

Burime nga policia thanë se bëhet fjalë për 64-vjeçarin, me inicialet M.B. nga Progonati i Tepelenës. Ai dyshohet se është qëlluar nga një makinë BMW, teksa po hipte në automjetin e tij.

Policia tha se në trupin e viktimës janë gjetur plagë të shkaktuara nga plumbat. Policia ka sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here