“Ai nuk vdiq, por e helmuan në zyrën e drejtorit të spitalit të burgut”, rrëfimi i plotë i vajzës së Tuk Jakovës

0

Ajo që ndodhi me Tuk Jakovën natën fatale të gushtit ’59 në spitalin e burgut të Tiranës, nuk u zbardh asnjëherë. Enigmën e hershme e kanë përjetuar me brengë e dhimbje familjarët, shokët, miqtë, të njohurit dhe bashkëvuajtësit e tij. Kohët e fundit fëmijët e Tuk Jakovës, pas shumë e shumë përpjekjesh, kanë mundur të shkojnë tek e vërteta.

Në një rrëfim për gazetën “Panorama”, Bujana Jakova, vajza e vogël e liderit të martirizuar, për herë të parë pranon ta bëjë publike rrethanat si ka ndodhur vdekja e të atit në spitalin e burgut.  Zyrtarisht u tha se ndërroi jetë nga një sëmundje e rëndë.

Mjekët nga ana e tyre ofruan dy opsione të tjera: Vdekje pas operacionit të apendicitit dhe plasje e papritur e tëmthit. “Ai nuk vdiq, por e helmuan në zyrën e drejtorit të spitalit të burgut”, dëshmon ajo duke treguar detaj pas detaji si ka funksionuar skenari i misionarëve të sigurimit për ta zhdukur fizikisht Tuk Jakovën.

Ende sot pas kaq vitesh kanë mbetur të dyshimta rrethanat në të cilat pushoi zemra e Tuk Jakovës, të dënuarit politikë për tradhti të lartë ndaj atdheut. Bujana jeton familjarisht prej vitesh në Francë…

Zonja Bujana, si e kujtoni çastin kur morët vesh lajmin për vdekjen e babait në qelinë e burgut?

Në atë kohë unë kam qenë gati tetë vjeçe. Deri te ky çast fatal mamaja nuk na kishte thënë asnjëherë se babai ishte në burg. Mungesën e tij në shtëpi ajo e justifikonte duke thënë se ndodhej me punë jashtë rrethit. Kishte ndodhur dhe herë të tjera që ai largohej për ditë të tëra, duke shkuar nga njëri qytet në tjetrin, por edhe jashtë shtetit për arsye të detyrës. Pak a shumë, ne ishim mësuar me një ritual të tillë. Së paku unë, më e vogla e fëmijëve, nuk kisha arsye të mos e besoja alibinë e mamasë. Dhe gjatë tërë kohës prisja me padurim të trokiste te dera, i lodhur meve të shumta…

Sidoqoftë, dyshimet, për aq kohë sa nuk provohen, mbeten dyshime.

Dyshime kishim në atë kohë, tashmë ne kemi bindjen se babai nuk ka vdekur, por e kanë eliminuar mizorisht…

Ai ishte i dënuar. Për çfarë arsyeje regjimi duhej ta zhdukte në ato rrethana?

Eliminimi i fizik i Tuk Jakovës ishte projektuar që me arrestimin e tij. Kërkesën e udhëheqjes për dënim kapital, procesi hetimor dhe gjyqësor, për mungesë faktesh, nuk mundi ta justifikojë dhe ta realizojë. Babai u dënua me 20 vjet heqje lirie, pasuar me derivatet përkatëse. Kështu, projekti ose qëllimi mbeti varur deri në rastin më të afërt oportun. Për fat të keq të babait dhe tonin, shpejt rasti erdhi.

E keni fjalën për momentin kur e shtruan në spital?

Nga shërbimi i gjatë, por e vërteta ishte krejt tjetër.

Pra, deri te momenti fatal ju nuk e keni ditur se babai ndodhej në burg?

Vetëm pas lajmit për vdekjen e tij e kam marrë vesh çfarë kishte ndodhur me të. Aty mamaja nuk kishte si ta fshihte më tej. Tronditja e jashtëzakonshme e atyre çasteve, por sidomos mungesa e ishshokëve, miqve dhe kolegëve të babait në këtë ngjarje të rëndë, na bindi se nuk bëhej fjalë për një vdekje të zakonshme, për një vdekje në detyrë. Hap pas hapi pastaj lajmi mbuloi dhenë.

Ishte patjetër një lajm i kobshëm, por akoma më të rëndë e bënin zërat që qarkullonin për mënyrën si babai kishte ndërruar jetë. Kishte që thoshin se e kishin vrarë, kishte të tjerë që thoshin se e kishin lënë qëllimisht të vdiste. Dikush përmendte apendicitin e plasur, një tjetër mungesën e mjekimit pas operacionit etj.

Po zyrtarisht, si jua shpjeguan arsyen e vdekjes?

Me sa na ka shpjeguar mamaja, njoftimi zyrtar për vdekjen e papritur të babait bënte fjalë për disa komplikacione pas operacionit. Diçka e tillë ishte shkruar edhe në letra, por rrethanat si rrodhën ngjarjet pas lajmit të kobshëm u hapën rrugë dyshiKur kishte mbushur një vit e gjysmë burg, më 17 gusht 1959, gjatë daljes në ajrim i fillojnë krizat e apendicitit. I bënë një vizitë formale dhe e mbyllën në birucën e tij, ku rrinte me bashkëvuajtësin dhe mikun e tij, Bedri Spahiu. Për dy ditë, duke trokitur në derë me forcë për ndihmë mjekësore, Bedriu i theu nallanet që kishin në dhomë. Na i ka shpjeguar me detale zoti Bedri këtë moment.

“U binda,- thotë ai,- se kishin vendosur ta linin të vdiste në qeli. Kaq i madh ishte mllefi dhe urrejtja për të”. “Shokët”, ata që e kishin kryqëzuar me damkën e armikut të Partisë dhe popullit, të bindur se shpresa për mbijetesë ishte shuar, menduan se është më mirë që Tuku të vdiste në spital sesa në qeli. Kështu do të ishte një eliminim dhe krim banal. Sa kriminelë ishin “shokët” e kishin vërtetuar me disa shembuderi atëherë, por patën frikë se do t’i pëlqente kështu “kryeshokut”. Shpirtërisht, po, moralisht, jo… dhe kjo mund të kishte pasoja për ta.

Shkurt, mendoni se nuk e lanë të vdiste në burg nga frika se zbulohej që nuk e kishin kuruar për krizën e apendicitit?

E si mund të futesh në mendjen e tyre djallëzore, por le t’i referohemi dinamikës së ngjarjes. Ajo i zbulon vetë misteret e djallëzisë së tyre. Tuku u çua në spital nga burgu “Mine Peza”, rreth 1.5 km larg, në një rrugë absolutisht bosh dhe pa semaforë, se s’kishte as mjete, as urban në atë kohë. Plot 48 orë vonesë me “urgjencë” për operacion. Ishte pra data 19 gusht 1959. Fiziku gjigant i tij i kalitur në mbi 2 vjet në mbijetesë në natyrë triumfoi.

Operacioni nuk pati komplikacione dhe gjërat shkuan mirë. “Shokët” prisnin lajmin që Tuku të mos çohej më në këmbë, por profecia e tyre s’ishte e saktë. Shkuan më 25 gusht për ta parë gjendjen nga afër. Ata u ndjenë keq kur mësuan se të nesërmen Tuku duhej të dilte nga spitali dhe do të kthehej në burg. Kështu që edhe tentativa e dytë nuk u kishte ndezur. Mirëpo rasti nuk duhej humbur. Këtu fillon varianti i tretë që publikisht nuk është denoncuar akoma, për shkak se rastësisht është zbuluar kohët e fundit.

Në çfarë rrethanash funksionoi tentativa e tretë?

Të rikthehemi te dinamika e ngjarjeve. Tuku ishte i shtruar në një dhomë të kirurgjisë të spitalit nr.2. Aty kishte të dënuar ordinerë dhe politikë. Te dera ishte një rojë. Dy të dënuarit politikë, Tuku dhe Nikollë Zaganjori, e kishin krevatin te dritarja. Për shkak se dhoma ishte kati përdhe, te dritarja qëndronte një oficer “roje politike” që i mbikëqyrte personalisht ata nga xhami. Ky ishte mirditor. Në mëngjesin e 26 gushtit 1959, rreth orës 10:00, roja lajmëron Tukun ta ndiqte pas. Prej aty ngjiten në katin lart në dhomën e drejtorit. Aty u përballën me tre persona. Dy ishin “shokë” të Ministrisë së Brendshme, ndërsa i treti ishte doktori i kësaj ministrie, Llambi Ziçishti. Logjikisht, drejtori civil u kishte dhënë çelësin e zyrës se s’kishte vend aty, sidomos për aktin që do të kryenin.

Kishin një plan për aktin makabër mysafirët e ardhur rishtas në zyrën e drejtorit të spitalit?

Dy “shokët” ishin zyrtarë të lartë të regjimit dhe dikur kishin qenë bashkëluftëtarë të Tukut. Ata e takuan atë me “përzemërsinë” e qëmoçme dhe u ulën në vendet e tyre, duke e ftuar të ulej dhe ai, duke i dhënë privilegjin të ndihej i barabartë. Ata kishin vënë përpara nga një gotë konjak të mbushur. Sakaq, në tavolinë ndodhej shishja e konjakut me tepricën brenda dhe në vend të tapës kishte një gotë të vendosur përmbys. Përbri ishte tabakaja me disa gota të vendosura kokëposhtë. Mysafirët u munduan ta joshin Tukun me kujtimet e jetës partizane dhe trimëritë e tij, dhe aty për aty i ofruan të pinte një gotë me ta.

Ai refuzoi, duke përmendur shkakun e “operacionit”. Ata i dhanë të drejtë dhe ashtu të shkujdesur vazhduan ta joshin. Dikur e fituan besimin e ish-mikut që i kishte shkarë këmba. Tuku mori gotën që mbulonte shishen, e kontrolloi, thua se e keqja ishte në gotë, dhe e mbushi përgjysmë. Të tjerët e ndiqnin tinëz, të lumtur që më në fund ia arritën. Kaluan disa çaste dhe babai u çua të largohej. Duke zbritur nëpër shkallë i filluan disa dridhje të lehta. “Shokët” që kishin ardhur për ta qesëndisur, pasi u bindën që plani u funksionoi mrekullisht, u përshëndetën me “prenë” e tyre dhe u larguan të lehtësuar. Tuku sa zbriti në dhomë i shoqëruar nga roja u gjend përballë pyetjeve të bashkëvuajtësit, i cili sa e pa të trullosur e pyeti gjithë kërshëri:

– Çka ke more Tuk?

– Kishin ardhë nja dy shokë me më pa dhe pimë.

-A pive ti?

-Po, piva.

-Të kanë myt mor qyqar.

-Jo more, shokët me më myt?

Nuk vazhdoi gjatë dhe Tukun e pushtuan dhimbjet dhe temperatura. Nikolla e mbante në prehër dhe i shtrëngonte barkun për t’i lehtësuar krizat, mbasi filluan të vjellat dhe diarreja. Disa çaste vazhduan kështu. Një moment Tuku u çua dhe shkoi në banjë. Aty i ra të fikët. U lajmëruan mjekët, por me gjithë përpjekjet e tyre babai ndërroi jetë. Kështu u shua Tuku. Çfarë ndodhën me tej dihen të gjitha. Sidoqoftë, jemi të lehtësuar që kemi një varr dhe shkojmë aty për ta kujtuar.

Kush ka qënë Tuk Jakova

Tuk Jakova ka qenë njëri ndër pionierët e lëvizjes sindikaliste dhe komuniste në Shqipëri, anëtar i celulës së parë komuniste në Shkodër (1934), anëtar i Grupit Komunist të Shkodrës (1937), i burgosur politik (janar-prill 1939), kryetar i Komitetit Qarkor të Shkodrës, ilegal dhe i dënuar dy herë me vdekje në mungesë nga fashistët. Në nëntor 1941, Jakova mori pjesë në themelimin e Partisë Komuniste dhe u zgjodh anëtar i KQ.

Në prill 1942 organizoi lëvizjen antifashiste në qarkun e Shkodrës dhe krijimin e çetave partizane në qark. Në shtator 1942 mori pjesë në Konferencën e Pezës dhe në mars 1943 në Konferencën e I të vendit të PKSH-së, pas së cilës u dërgua në Mokër për organizimin e lëvizjes Nacionalçlirimtare.

Prej aty u emërua komisar politik i Brigadës Sulmuese. Në Kongresin e Përmetit u zgjodh anëtar i Kryesisë së Këshillit të Përgjithshëm Nacionalçlirimtar dhe komisar i Divizionit të Parë Sulmues dhe në mes të nëntorit të vitit 1944, komisar i Korparmatës së Tretë. Në Plenumin e Dytë të Beratit, Tuk Jakova u zgjodh anëtar i Byrosë Politike, ndërsa në Kongresin I të Sindikatës u zgjodh president i Bashkimeve Profesionale, deri në shkurt të vitit 1947.

Për disa muaj në vijim kreu detyrën e ministrit Fuqiplotë në Beograd, pastaj në shkurt 1948 u emërua ministër i Industrisë dhe në vazhdim si sekretar i KQ për kuadrot dhe organizimin, e njëherazi zëvendëskryeministër deri në vitin 1951, funksion të cilin e mbajti deri në qershor 1955, kur u shkarkua nga të gjitha funksionet dhe u përjashtua nga Partia. Deri në momentet e goditjes mbante gradën “gjeneral kolonel” dhe titullin “Hero i Popullit”./Panorama

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here