Jo 900 mijë por 2 mln euro, stomatologes mashtruese i sekuestrohen 4 banesa

0

Thellohet skandali i mashtrimit të stomatologes Olesia Duka e cila u arrestua të dielën.

Sipas të dhënave nga sektori i pastrimit të parave në drejtorinë e krimit ekonomik rezulton se 38 vjeçarja ka mashtruar disa persona në Tiranë, Durrës, duke përfituar një vlerë jo më 900 mijë euro siç u deklarua dy ditë më parë, por rreth 2 milionë euro.

Këtë të martë është kryer edhe ekzekutimi i vendimit të Gjykatës të Shkallës së Parë, Durrës për vendosjen e sekuetros preventive të katër apartamenteve në Tiranë e Durrës, si dhe një klinikë dentare në Tiranë, në pronësi të  Olesia Duka

Vazhdon puna në bashkëpunim me Prokurorinë dhe institucionet e tjera ligjzbatuese për kryerjen e hetimeve financiare e pasurore për identifikimin e bashkëpunëtorëve të mundshëm të kësaj shtetaseje dhe gjetjen me qëllim sekuestrimi, konfiskimi dhe rikuperimi tek shtetasit e mashtruar të përfitimeve nga ky aktivitet kriminal.

Sipas policisë procedimi penal proaktiv është ndjekur në harkun kohor të 2-3 muajve, duke zbardhur mekanizmin e mashtrimit dhe përpjekjet për t’i shpëtuar hetimit e fshehur pasuritë që dyshohet se janë vënë nga veprimtaria kriminale.

Sipas hetimeve shtetasja Olesia Duka ka përdorur rrjetet sociale për krijimin e një statusi të rremë me qëllim vjedhjen e pasurisë nga shtetas të ndryshëm duke u paraqitur si grosiste dhe zotëruese e parë e tregut të lëndës “Zirkon” për shërbime stomatologjike dhe nëpërmjet shpërdorimit të besimit dhe gënjeshtrës, përfitonte nga biznesmenë të kësaj fushe sasira parash me premtimin për t’ju dërguar lëndën e parë me çmim shumice favorizues, mall të cilën nuk jua dërgonte.

Një ditë më parë ndaj kësaj shtetaseje Gjykata e Durrësit caktoi masën “Arrest me burg”, për akuzën e mashtrimit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here