I dehur në timon, arrestohet shoferi i linjës Kombinat-Kinostudio (VIDEO)

0

Një shofer urbani, i linjës Kombinat-Kinostudio është kapur nga policia pasi drejtonte mjetin në efektin e alkoolit.

Policia thotë se “janë realizuar 142 teste me aparatin alkoolmatës “Drager” dhe vetëm një drejtues mjeti i linjës të transportit urban qytetas, përkatësisht i linjës Kombinat-Kinostudio i cili drejtonte një autobus artikular nën efektin e alkolit, rezultoi në testin e parë 0.22 mg/l dhe në testin e dytë 0.23 mg/l”.

Kontrollet u bënë në funksion të shqetësimeve të qytetarëve për transportin publik, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore.

Gjithashtu është monitoruar linja e transportit ish uzina e traktorëve-Institut Bujqësor me qëllim verifikimin e shqetësimeve e qytetarëve, në adresë të kësaj linje për vonesa gjatë itinerarit të saj ku u konstatuan dhe ndëshkuan dy drejtues autobusësh për drejtim të mjetit me shpejtësi të ngadalësuar duke u bërë pengesë për qarkullimin normal të mjeteve të tjera.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here