Rama e pranon: Kam takuar kompani ruse në zyrën time

0

Kryeministri Edi Rama është përgjigjur akuzave të kreut të opozitës Lulzim Basha se ka takuar në zyrën e tij përfaqësues të kompanisë ruse të naftës Gunvor e cila është në lustën e zezë të SHBA-ve pasi pas saj qëndrojnë biznesmenë të lidhur me Putinin. Në një intervistë të dhënë, Rama pranoi të jetë takuar me përfaqësuesit e kësaj kompanie, por shtoi se ata janë me pronësi suedeze dhe jo ruse.

“Unë kam pritur përfaqësuesin e kompanisë “Gunvor” e cila 100% nuk ka lidhje me këtë Timçenkon. Kam takuar përfaqësuesin e kompanisë norvegjeze. Ai nuk e tha, por unë kam pritur edhe një tjetër kompani ruse pak kohë më parë për çështje të energjisë. Erdhën. Shprehën interes. I dëgjova dhe kaq. Asgjë nuk ndodhi” – tha Rama.

I pyetur për marrëdhëniet e Shqipërisë me Rusinë, Rama thotë se nuk është një partner, por as një armik.

“Qesh.. Dëgjova Bashën dhe mu duk se do të thoshte “shiko lidhjet e Ramës me Merkel që takohet me Putinin”. Rusia nuk është një vend armik me të cilin ne kemi marrëdhëniet para se të rrëzohej diktatura. Rusia nuk është një partner strategjik, nuk është një partner politik apo një pikë referimi për ne. Ne jemi të sinkronizuar me aleatët tanë strategjikë. Jemi të hapur të kemi marrëdhënie ekonomike apo kulturore me Rusinë” – tha Rama.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here