Vrau vjehrrën, pranga nuses dhe 3 personave të tjerë në Tiranë

0

Policia ka zbuluar shkakun e vdekjes së 48-vjeçares, Lirije Lami, rreth një vit më parë; e cila u raportua fillimisht si vdekje natyrale. Një njoftim për mediat, sqaron se 48 vjeçarja është helmuar nga nusja e djalit.

Policia ka arrestuar nusen Marjana Cmeta dhe ka shoqëruar tre persona të tjerë për “moskallëzim krimi”.

Ngjarja ndodhi në prill të vitit 2017 dhe vdekja e 48-vjeçares Lami u raportua si vdekje natyrale.

Por pas hetimeve, policia arriti të zbardhë ngjarjen. Mes personave të shoqëruar janë bashkëshorti i autores së dyshuar dhe vjehrri.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here