Kush po i mbron abuzuesit, “heronj” të rilindjes së PS!

0

Nga Flamur Vezaj

Kush po i mbron abuzuesit “heronje” te rilindjes! Prej disa ditesh kemi pare nje levizje te prokuroreve te pervecem ndaj zyrtareve te larte te akuzuar per vepra te ndryshme penale! Mire bejne, qe me ne fund moren zemer dhe po ndeshkojne “shkelesit e ligjit” (edhe pse nuk kane nje vendim te formes se prere)!

Por nuk me pelqen selektimi dhe vrulli per te arrestuar vetem ish/ e zyrtare te djathte e te LSI-se e ata te mazhorances sikur po i anashkalojne! Mendoj se po i lene te paprekshem per momentin, jo se nuk kane prova, por nga frika e hakmarrjes me levat e vetingut! Pse e them kete, sepse asnje nuk me mohon dot se ndaj kryetareve te bashkise se PS-se apo deputeteve te ketij flamuri nuk ka dosje hetimore ne proces!

Sic nuk mund te me kundershtoj njeri per kreun e Bashkise se Durresit, ndaj te cilit ka aq shuma ceshtje te hapura ne prokurori nga I besuar i A.Llalles tashme i sjell ne Tirane A.Gjana nuk arriti ti arkivoj te gjitha sic ia kishte nisur!

Po e njejta vlen edhe per lali Erin qe nuk e di pse nuk kane guxim tani ata prokuroret e ceshtjes te cileve ish-shefi P.Fusha ja hoqi apo edhe i urdheroi ti arkivojne ceshtjet, duke mos perjashtuar edhe skandalin e Sharres!

Ndoshtja jo me te njejtin volum dosjesh si lali Eri, por nuk eshte mbrapa ish-kreu i Bashkise se Kavajes E.Roshi i diagnostifikuare me skleroz apo i denuar per perdhunim! Ketu nuk ngelet mbrapa kreu i Bashkise se Himares, ai i Vlores, Sarandes, Krujes, Elbasanit apo ai i Korces me lejet e ndertimeve dhe tjetersimin e prones publike!

Po ketu nuk mund te perjaashtohet kryetari i Bashkise se Fierit, i cili edhe pse jurist me nam, ka bere shkelje te renda per te cilat prokuroret e rinje e te vjeter i kane ne dosje!

Permenda keta me te famshmit se kryetaret, si i ai i Hasit qe nuk bie ne sy edhe mund te behet kurban nga prokuroria keto kohe per abuzimet ne kete Bashki por kjo nuk do te thote se ligji eshge i barabarte! I rendita disa nga keta kryetaret e Bashkive qe kame rekorde te theksuara ne shkelje te ligjit dhe me dosje te hapura ne prokurori e punojne te pashqetesuar nga prokuroret e perkoheshem te ketij sistemi e ata te perjetshmit!

Sic po shijojne lirin edhe disa ish-ministra te kesaj qeverie jo Sajmir Tahirit se ate e mori lumi por shoku i tij, I.Beqja dosjet e te cilit i kane ne dore prokuroret prej vitesh! Te D.Gjiknurit per abuzimet me koncesionet dhe marifetet me hidrokarburet apo pronat ne Vlore etj etj!

Te gjithe keta e shume te tjere poshte ketyre, po lihen te qete nga drejtuesit e perkoheshem te prokurorive bazuar ne direktivat e ardhura nga larte dhe nga ata pak prokuror te guximshem, te cilet kane frika te bejne veprime se do te telendisen nga komisioni i Vetingut qe referohet te dhenave te nje institucioni si ILDKPKI-ja, qe prej vitesh i ka nxjerr te paster dhe vetem kete vit po i nxjerr me shkelje se keshtu do partia!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here