Ligji i fishkëllimës

0

Nga Marsida Simo

Një vajzë apo grua që ecën rrugës ndihet jo pak herë e bezdisur, por edhe e dhunuar verbalisht nga fishkëllimat, fjalët banale apo ngacmime të ndryshme. Nuk ka rëndësi nëse është herët në mëngjes apo kur bie mbrëmja, sepse ata të cilët mendojnë se kanë të drejtën të ngacmojnë një vajzë, do ekzistojnë gjithmonë. Edhe nëse një vajzë vesh pantallona, fustan, fund apo minifund sërish do mbijë dikush që do fishkëllejë.

Në janar të këtij viti u hap një ekspozitë në Molenbeek, Bruksel, i cili shfaqi veshje të ndryshme që kishin viktimat në momentin kur u përdhunuan. Përmes 18 veshjeve të shfaqura gjendej një bluzë fëmije. “Janë veshje krejtësisht normale! Janë veshje të njerëzve normalë, madje është edhe bluza e një fëmije me një shkrim “My Little Pony”, thotë Lieshbeth Kennes, një prej organizatoreve të ekspozitës.

Nëse duam të shfaqësojmë abuzuesit besoj se këto ngjarje do vijojnë të ndodhin kudo dhe kurdo.

Madje shpesh dëgjohet se vajzat që vishen provokuese duke nxjerrë në pah pjesë të trupit të tyre e meritojnë çdo fishkëllim apo më tepër. Në këtë arsyetim nuk mund të mbështeten mendje të llogjikshme, por vetëm ato perverse dhe fatkeqe. Nuk mund të kthehet legjitime një sjellje patriarkale, masikilste dhe seksiste.

Sipas një studimi në vitin 2016, nga ActionAid  u vu re se nga të dhënat rezultoi se 79% e grave që jetonin në qytetet e Indisë, 86% në Tailand, dhe 89% në Brazil kanë qenë pjesë e ngacmimeve në publik si dhe 75% e grave në London, UK. Madje këtyre shifrave mund t’i  shtonim edhe një pjesë të atyre vajzave dhe grave të cilat nuk e raportojnë ngacmimin në rrugë si problem sepse mund tju duket normale që  të dodhen në një situatë të tillë apo kanë turp ta raportojnë.

“Çdo herë kur mbaroj punën dhe nisem për në shtëpi ndodh që t’më ndalojnë vetura te këmbet dhe më ngacmojnë.

Ndodh dhe të më ndjekin pas deri tek pallati.

Por… ndodh edhe kur dal me dy fëmijët e mi të kem ngacmime të ndryshme.”

“Unë nuk di t’i numeroj rastet e ngacmimit në rrugë. Nuk di tju them ngacmojnë më shumë djemtë e rinj apo burrat. Dikur edhe ndaloja tek tuk dhe i qortoja, por më ktheheshin më keq a thua ishte e drejta e atyre fjala.”

“Mbaj mend kur isha e vogel po kthehesha nga shkolla dhe një i moshuar mu vu nga mbrapa. Nuk e di çfarë fliste, por ika me vrap nga frika.”

Në Francë,  Ministria e  Barazisë Gjinore Marlene Schiappa, po diskuton për një ligj të ri që mund të gjobitë burrat që bëjnë komente me zë të lartë apo që i ndjekin ato ose bllokojnë rrugën e tyre, ku mund të gjobiten me më shumë se 400 dollarë. Në Belgjikë ekziston ky ligj që në vitin 2014. Madje  në vitin 2016 një rast i cili u bë shumë i përfolur ishte kur një burrë ofendoi një police e cila e kishte ndaluar atë për shkelje të rregullave të trafikut. Burri në fjalë i cili mori 1000€ gjobë, hodhi komente seksiste për uniformen duke i thënë që do t’i shkonin më shumë rroba të tjera”.

Me siguri shumë persona janë të mendimit që në vendin tonë ka gjëra më të rëndësishme sesa fishkëllimat e djemve apo vendosja e një ligji kundër ngacmimit në publik. Por a e kuptoni dot se siguria në rrugë dhe integriteti i njeriut është baza e jetës?!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here