Shpallet në kërkim deputetja Mimi Kodheli, me nofkën “Partizania”

0

Nga Flamur Vezaj

Policia e Kukesit me urdher te prokurores se perkoheshme A.Marku, me zyre e shtepi tashme ne Tirane, shpall ne kerkim ish-Ministren e Mbrojtjes tashme me mandatin e deputetes ne Kukes, zbj.Mimi Kodheli e njohur ndryshe ne mesin e te “forteve” edhe si me “partizanja”!
Sipas burimeve prane ketyre dy institucioneve, ajo akuzohet per “mashtrim”, “heshtje” dhe “vjedhje te kostumit tradicional”! Keto akuza, mesohet se jane ngritur pas konstatimeve se Kodheli gjate fushates elektorale ne Kukes ka “mashtruar” banoret e qarkut te Kukesit, Tropojes dhe Hasit duke i premtuar mos vendosjen e takses ne rrugen e kombit. Por qe pas perfundimit te fushates rezultoi qe ishte nje “mashtrim” i paster i kryer boterisht nga znj.Kodheli. Per te provuar keto dyshime, prokuroria ka sekuestruar te gjitha pamjet video, foto dhe shkirmet qe ajo ka postuar ne profilin e saj Ne FB gjate fushates per zgjedhjet parlamentare!
Nga ana tjeter, akuzen e “heshtjes”, prokurorja Marku e ka argumentuar me “zhdukjen” e saj nga ekranet e televizioneve kombetare e lokale dhe mos prononcomin e saj per arrestimet dhe protestat e atyre qe i dhane mandatin e deputetes!Per “heshtjen” e saj, mesohet se ka ndikuar dhunshem edhe “kreu i grupit kriminal” te organizates te quajtur “Rilindja” ku Kodheli e njohur si Partizanja ben pjese!
Ndersa sa i perket akuzes se “vjedhjes se kostumit tradicional” prokurorise i eshte mjaftuar vetem fotoja propagandistike e publikuar ne FB, ku Kodheli pretendonte se edhe ajo ishte kuksiane vetem se kishte “vjedhur” (veshur) kostumin! Por qe pas zgjedhjeve, ajo eshte zhdukur bashke me kostumin e pervetesuar ne pazarin e Kukesit para zgjedhjeve!
Gjithashtu, mesohet se prokuroria po verifikon edhe pamjet e videos, ku Kodheli kercente vallen e Kukesit per te pare se cfare pasojash i ka sjell ajo kesaj valle tradicionale.
Sipas akuzes, me lejen e policise po hetohen edhe bashkepunetoret e saj ne keto krime dhe qe mendohen se jane disa individ te qarkut Kukes, Tropoje dhe Has qe jane joshur nga organizata “Rilindja” me nje pozicion pune, duke dal ne mbrojtje te “takses ne rrugen e kombit”!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here