Zyrtarët e ILDKPKI, që kthyen institucionin në godinë “gjobash”

0

Nga Flamur Vezaj
Ditet e fundit po shohim “ndeshkimin” e disa gjyqtareve ne emer te “Vetingut” pasi nuk po arrijne te justifikojne pasurine!
Por kjo pasuri e ketyre qe iken dhe atyre qe pritet te ikin nuk eshte vene keto 6 muajt e fundit. Ata kane filluar te pasurohen ose me sakt te deklarojne fitime vetem pas dy viteve te para te punes si gjyqtare apo prokurore. Disa prej tyre, me tu bere gjyqtare ose prokurore u bene edhe biznesmen te sukseshem te ndertimeve, nuhates te mire te tregut te pronave te paluajtshme, njerez me fat te madh duke marr dhurata te vlefshme deri edhe nga dy apo tre apartamente, disa prej tyre edhe njohes te mire te ndeshjeve sportive duke fituar cdo dite ne baste e kazino etj etj! E te gjithe keto pasuri te fituara pas emerimit ne sistemin e drejtesise, ata i kane deklaruar cdo vit prane institucionit shteterore i njohur si Inspektoriati i Larte i Deklarimit e Kontrollit te Pasurise dhe Konfliktit te Interesit! Institucion ky qe u ngrit per hetimin e pasurise se ketyre individeve dhe zyrtareve te tjere shteterore.


Por cfare ndodhi, te gjithe drejtuesit e ketij institucioni dhe zyrtaret qe kane punuar aty e vazhdojne te punojne kane marr rrogat duke kot! Pasi nuk kane ushtruar detyren per te cilen jane ngarkuar nga ligji! Te gjithe drejtuesit e ketij institucioni qe nga Fatmira Laskaj, Adriatik Llalla, Zana Xhuka (per pak muaj) e deri te drejtuesi qe eshte ne krye te ketij institucioni ShkelqimGanaj kane “shperdoruar detyren”. Kete veper ata e kane konsumuar duke toleruar keta gjyqtare e prokurore te shtojne llogarit bankare apo pronat e tyre ne kurriz te qytetareve dhe ti “pastrojne” ata duke i deklaruar cdo vite prane ILDKPKI-se.
Per te fol per secilin prej ketyre ish-drejtuesve, mendoj se #Adriatik Llalla duhet te mbaj pergjegjesi me te madhe, pasi jo vetem qe i toleroj ne kohen kur ishte ne krye te ILDKPKI-se por disa prej ketyre prokuroreve-biznesmen i promovoj edhe ne nivele drejtuese kur mori detyren e Prokurorit te Pergjithshem e duke mos i ndjekur penalisht keta milioneret e drejtesise! Ketij ndeshkimi penal e moral nuk duhet ti shpetoj edhe #Shkelqim Ganaj, i cili tashme ka veshur “xhaketen firmato” te nje zyrtari te “ndershem” duke i zbardhur pasurit e pajustifikuar te ketyre gjyqtareve e prokuroreve.

Po ku ishte z.Ganaj para ngritjes se Komisionit te Vetingut? Ishte ky zyrtar i larte, qe ne vitin 2015 u hetua per “kurrupsion” nga prokuroria e krimeve te renda me dyshimin se merrte para nga gjyqtare e disa prokuror qe mos ti kallezoj penalisht per “fshehje te pasurise”! Kjo dosje hetimore, kam mesuar se eshte pushuar nga mos-Besim Hajdarmataj ne vitin 2016 qe tashme drejton Prokurorin per Krime te Renda! Ne ate kohe, u dyshua se rreth 8 gjyqtare kryesisht te Durresit, nepermjet “seksereve” te z.Ganaj jane detyruar te paguajne shuma deri ne 15 mije euro per gjyqtar, qe i “ndershmi” z.Ganaj te mos i bente kallezim penal!
Me cfare morali Shkelqim Ganaj, i cili vet nuk ka kaluar ne siten e “Vetingut” i bene “vetingun” funksionareve te drejtesise!??
Pse ndryshoi qendrim z.Ganaj per rastin e dy gjyqtareve te shkarkuar tashme, A.Lulo dhe sidomos per gjyqtarin B.Trezhnjeva dhe pse nuk i kishte kallazuar me heret keta dy gjyqtaret ne prokurori!??
#Pse ne hetimin administrative te ketyre gjyqtareve ne kohe te ndryshme, ILDKPKI-a i ka cilesuar te paster keta gjyqtare???!! Etj…etj…
E per keto dhe veprime te tjera, mendoj se duhet te ndiqen penalisht keta ish/ dhe zyrtaret e ILDKPKI-se, te cilet me dashje nuk kane kryer detyren qe i ngarkon ligji duke marr rrogat kot per disa vite (dhke i shkaktuar nje dem financiar shtetit) e duke ndikuar drejperdrejt ne shkaterrimin e sistemit te drejtesise!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here