Ky është rekordi historik i Ronaldos

0

Me sa duket ekzistojnë ende rekorde të cilat po thyhen çdo ditë nga Cristiano Ronaldo.

Pas supergolit me finte ndaj Ath Bilbaos, 5 herë fituesi i “Topit të Artë” ka shkruar emrin e tij në librat e historisë së këtij klubi dhe të futbollit spanjoll.

Është gati e pabesueshme por Ronaldo ka çuar në 12 numrin e ndeshjeve radhazi në të cilat shënon për madrilenët, seria e tij më e gjatë në të cilën gjen rrjetën me fanellën e Real Madrid.

Ndërkohë, portugezi nuk u ka fshehur miqve të tij dëshirën për të luftuar për një trofe individual që kërkon t’ia rrëmbejë nga duart Leo Mesit. Bëhet fjalë për garën për golashënuesin më të mirë në këtë sezon në Spanjë.

Argjentinasi ka shënuar deri tani 29 gola në kampionat, ndërsa portugezi vetëm 24.

Por Ronaldo beson se nëse shënon vazhdimisht mund të kalojë kuotën e rivalit të tij.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here