Safet Gjici paralajmëron lojtarët: Nëse ndodh kjo, atëherë harrojeni rrogat

0

Safet Gjici është ngritur nga tribuna VIP, menjëherë pasi gjyqtari Hamiti vërshëlleu fundin e ndeshjes mes Kukësit dhe Laçit.

Presidenti i kuksianëve nuk e fshihte dot zhgënjimin për eliminimin e skuadrës së tij. Kreu i klubit jep mendimin e tij edhe për gjykimin dhe lojën e kundërshtarit. Në fund, ka edhe një paralajmërim për të tijët.

“Nëse nuk fitojnë në tri ndeshjet e radhës në kampionat, nuk do marrin asgjë”, thotë i prerë Gjici duke iu referuar pagave dhe premiove.

Tashmë, Kukësit nuk i ka mbetur asgjë tjetër veçse të mbajë vendin e dytë deri në fund të kampionatit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here