Berlin, mijëra të evakuuar për çmontimin e bombës 500 kg

0

Një evakuim masiv po zhvillohet në Berlin për t’i lejuar ekspertëve që të çmontojnë një bombë të Luftës së Dytë Botërore.

Ndërtesat u zbrazën duke filluar nga ora 9 e mëngjesit në një rreze prej 800 metrash nga zona e ndërtimit ku bomba u zbulua. Në zonë përfshihen ministri, ambasada, një spital dhe stacioni qendror i hekurudhave të qytetit.

Mijëra bomba të pashpërthyera nga lufta e viteve 1939-1945 janë gjendur çdo vit. Policia thotë se nuk ka një rrezik të menjëhershëm nga bomba britanike 500 kg që u gjet në Heidestrasse të mërkurën e shkuar.

Mbyllja e stacionit qendror të trenave ka bërë që kompania shtetërore “Deutsche Bahn” dhe operatorë të tjerë transporti të paralajmërojnë për probleme të mëdha në qarkullimin e trenave, tramvajëve dhe autobusëve. Ndërsa fluturimet drejt dhe nga aeroporti Tegel, rreth 7 kilometra larg, nuk do të preken, edhe pse avionët që do të ulen atje do të duhet të evitojnë të fluturojnë mbi zonë.

Aeroporti Tegel, më i frekuentuari në Berlin, u mbyll shkurtimisht gushtin e kaluar pas zbulimit të një bombe ruse të Luftës së Dytë Botërore. Ndërsa shtatorin e shkuar, pacientët në spitalet e Frankfurtit u evakuuan për të mundësuar një shpërthim të kontrolluar të një tjetër bombe gjigande të kohës së luftës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here