I dogjën makinën luksoze BMW X5, ja çfarë deklaron drejtori i Arsimit në Bashkinë e Durrësit

0

Një automjet në pronësi të Ardian Gurrës, drejtor i Arsimit pranë Bashkisë së Durrësit është djegur tërësisht gjatë natës. Makina luksoze BMW X5 ndodhej e parkuar në rrugën paralele me portin e Durrësit, kur u përfshi nga flakët.

Sipas hetimeve paraprake të policisë, dyshohet se kemi të bëjmë me zjarrvënie të qëllimshme. Vetë Gurra është shprehuar se nuk ka dyshime se kush mund të fshihet pas kësaj ngjarjeje, apo për arsyet e autorëve.

Për rastin është ngritur një grup hetimor, i cili po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve, si dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Në video makina luksoze e drejtorit të Arsimit

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here