Londra shënoi sot ditën më të ngrohtë të prillit qysh në vitin 1949

0

Në disa zona të Londrës, temperaturat i kanë kaluar 29 gradë Celsius ditën e sotme, duke e bërë atë ditën më të nxehtë të prillit në 70 vitet e fundit.

Moti jashtëzakonisht i ngrohtë në gjithë Mbretërinë e Bashkuar është rezultat i presionit të ulët mbi Atlantik dhe i presionit të lartë mbi Evropën Perëndimore.

Shërbimi Meteorologjik regjistroi temperaturën prej 29.1 C në Parkun St James në qendër të Londrës.

Kjo thuhet të jetë dita më e nxehtë në Mbretërinë e Bashkuar në prill qysh në vitin 1949.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here