Mer fund epoka Castro,betohet Presidenti i ri i Kubës

0

Miguel Diaz-Canel bëri betimin si Presidentit të ri i Kubës. Diaz-Canel do të pasojë Raul Castron, duke u dhënë fund gjashtë dekadave të sundimit të vëllezërve Castro.

Diaz-Canel 57 vjeç, i cili ka qenë kandidati i vetëm për president, u zgjodh për një mandat 5-vjeçar me 603 nga 604 vota të mundshme të Asamblesë Kombëtare.

Ai pritet të ndjekë reformat e nisura nga Castro për të hapur ekonominë e Kubës te sipërmarrësit e vegjël privatë dhe për të arritur një afrim me armikun e Luftës së Ftohtë, SHBA-në. Në vitin 2015, Havana dhe Uashingtoni kanë rivënë lidhjet diplomatike.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here