Po aty çfarë deshe?!, Ja ku ka hyrë macja

0

Një moment prekës për zjarrfikësit e Karagandas në Kazakistan.

Ata shpëtuan një mace që kishte ngecur brenda një vrime betoni. Macja kishte dashur të kalonte përmes saj, por kishte ngecur dhe po luftonte të merrte frymë.

Fatmirësisht, mjaullimat u dëgjuan nga një kalimtar i cili lajmëroi shërbimet e emergjencës së qytetit. Në një orë shërbimet zjarrfikëse liruan kafshën, por u prekën nga mjaullimat e maces.

“Kur shërbimet tona arritën, pamë macen që kishte ngecur në vrimën e betonit”, rrëfen kreu i shërbime rajonale Andrey Friedovksy.

Duke bërë shaka ai thotë që e “nxorëm macen dhe e porositëm të mos e bënte më një gjë të tillë”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here