“Drejtësia e re”/ Si po mbrohen përgjegjësit për vdekjen e Ardit Gjoklaj

0

Vdekja e Ardit Gjoklës, djaloshit 17-vjeçar që punonte në landfillin e Sharrës, ka mbetur pa autor. Gjykata e Tiranës shpalli të pafajshëm dy punonjës të kompanisë “3R”, me administrator një eksponent të Partisë Socialiste, Edurim Teqja, si edhe nën mbrojtjen e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.

“Boldnews.al” ka siguruar në mënyrë ekskluzive dosjen e plotë të Prokurorisë së Tiranës, në të cilën evidentohen shkeljet e dy personave të akuzuar drejtëpërdrejtë për vdekjen e tij, por edhe të kompanisë “3R”, e cila mori të gjithë mbështetjen qeveritare dhe të Partisë Socialiste për të dalë pa pasoja nga ky proces penal.

Dëfrim Hakrama dhe Edmond Kollari, përkatësisht përgjegjës turni dhe eskavatorist në kompaninë “3R” u arrestuan dhe u gjykuan për shkelje të rregullave në punë, me pasojë vdekjen e 17-vjeçarit Ardit Gjoklaj.

Por, në fund, gjykata e Tiranës, dukshëm nën presion politik, vendosi të shpallë të pafajshëm dy të akuzuarit. Në këtë mënyrë, edhe kompania “3R” shmanget nga përgjegjësia e saj për këtë ngjarje të rëndë. Por, pavarësisht vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, dosja hetimore ka të faktuara të gjitha shkeljet e kompanisë që funksiononte nën kontrollin e plotë të “Lali Erit”.

“Boldnews.al” do të nisë ciklin e publikimeve mbi këtë dosje hetimore, për të zbuluar para opinionit të vërtetat e vdekjes tragjike të Ardit Gjoklajt, për të cilat gjykata, ndoshta nën presion ose shantazh, ka vendosur të mos i lexojë të plota.

Gjykimi për vdekjen e Ardit Gjoklajt mund të jetë një prej atyre rasteve tipike, për të cilat, në raportin më të fufndit të Departamentit Amerikan të Shtetit thuhej se “Presioni politik, frikësimi, korrupsioni i përhapur dhe burimet e kufizuara disa herë nuk e lejuar gjyqësorin të funksiononte në mënyrë të pavarur dhe efektive…”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here