I preku të pasmet, peshëngritësja “i përgjigjet” me grusht në fytyrë

0

Një peshëngritëse i ka gjuajtur më grusht në fytyrë një burri që i preku të pasmet në mes të ditës.

Leanna Carr nuk e kishte mendjen kur burri e preku gjatë vizitës së saj në Irlandë.

Dhe menjëherë 26-vjeçarja i kthehet duke e goditur me grusht në fytyrë, aq shumë saqë ajo vrau dorën.

Pasi e ngacmoi seksualisht, burri i kishte thënë: ‘Ti je amerikane, ndoshta të pëlqen.”

Por nuk qeshi për një kohë shumë të gjatë pasi grushti i erdhi në fytyrë.

“Kurrë mos prek më një vajzë,”-iu drejtua peshëngritësja pasi e goditi. Dhe mendojmë se ai nuk do ta përsërisë më.

Carr ndau ngjarjen që i kishte ndodhur me ndjekësit në Twitter.

“Unë nuk mendoj se dhuna është gjithmonë një zgjidhje. Dhe jam me fat që zënka nuk përfundoi më keq akoma,”-shtoi ajo.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here