Izet Haxhia me dashnore në Turqi, ja çfarë shkruan në FB ajo….

0

Izet Haxhia ka kaluar natën e parë në qeli, pas vetëdorëzimit në policinë turke një ditë më parë. Përmes një statusi në Facebook, Haxhia njoftoi dje se ka vendosur të vetëdorëzohet në policinë turke, për efekt ekstradimi në Shqipëri. Ai është dënuar nga drejtësia shqiptare me burgim të përjetshëm si bashkëpunëtor në vrasjen e Azem Hajdarit.

Përballë një situate të tillë, e dashura e tij franceze ka përcjellë një letër publike për të përmes llogarisë personale në Facebook të Haxhisë. Patnerja e këtij të fundit shprehet se Izeti është i pafajshëm dhe sipas saj çdo shqiptar që e do drejtësinë është pranë tij. Ajo shkruan se “dashuria ime do përballet me kuçedrën“.

Postimi i plotë në profilin e Izet Haxhisë nga e dashura franceze:

Pershendetje te gjitheve ju, miq te mire te Izetit! Dashuria ime, kaloi naten e pare ne burgun turk,naten e pare pa ne te dy, naten e pare te nje numri te panjohur ende netesh aty…

Eshte mire, eshte i forte si gjithmone,dhe me kerkoi t ju falenderoja te gjitheve ju, miqte e tij,per mbeshtetjen tuaj, per mos-indiferencén tuaj, per solidaritetin dhe per besimin tuaj se e keqja ka nje fund…

Une nuk dua te hyj ne politike, por e dua Atdheun tone, si ne te gjithe! E bej pjese tek njerezit optimiste( per disa, naive) qe besojne se nese secili nga ne e ngre zerin, indinjohet, kerkon pergjegjesi, bertet per drejtesi, nuk kenaqet me pak, ben zhurrme e potere ne emer te amaneteve te te pareve tane, ne emer te se drejtes per te patur nje Atdhe te denje per femijet tane,atehere… dikush, dikur, do te shkundet nga themelet, do te levize e do te jape pergjegjesi!

Heshtin dhe rrine indiferente vetem te vdekurit!

Secili nga ne ka ne dore nje gur te vogel per te levizur, nje gur te vogel per te vendosur drejtesine ! Izeti eshte dashuria ime, por eshte edhe miku juaj, eshte edhe nje shqiptar qe do te perballet me kucedra e qe s do t a leme vetem! Kurrsesi, jo! Shpirti im, fakti qe ti ekziston e qe merr fryme, m a ben kete bote plot shprese, plot gezim, plot drita..

Kam shume arsye per te te dashur, e ndoshta s kam asnje… kjo s ka rendesi! Sepse dashuria nuk analizohet , as logjikohet! Dashuria, dashurohet!

Ti je i vetmi im!Ti je heroi im,ti je trimi im, ti je malesori im, ti je zemra e shqiptarit qe s dorezohet, ti je mrekullia ime…

Te jem dashuria jote, eshte nderi dhe krenaria ime! Do te jem e forte, do te jem e forte sic ti me kerkove…!!!

Pavaresisht, se shpirti po me shkulet nga dhimbja, e malli eshte nje gur i rende e i zi… Por, kjo eshte tjeter teme, me perket vetem mua,e vjen me pas..

Kam nje perqafim te vecante, per nje grua te vyer, per nje malesore fisnike e me zemer te madhe, per “nanen” tende…Ja puth rrudhat e vuajtjeve e dhimbjeve, nje e nga nje! Qendro e forte! Izet Haxhia, driteza ime,te dua sot e pergjithmone! Jam me ty, jemi te gjithe me ty, cdo shqiptar qe do drejtesine sot eshte me ty! Kurajo e zemren plot, i bukuri im!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here