Sali Berisha: Liri Belishova duhet nderuar! Pse hesht Edi Rama për vdekjen e saj?

0

Sali Berisha ka reaguar pas përcjelljes në banesën e fundit të Liri Belishovës. Gruaja që aderoi në partinë komuniste në fillimet e saj më pas u distancua dhe kaloi një pjesë të mirë të jetës në interrnim, u nda nga jeta në moshën 91 vjeçare, dy ditë më parë.

Ish-kryeministri dhe lideri historik i demokratëve, Sali Berisha thotë se Liri Belishova duhet nderuar pasi kërkoi ndjesë për krimet e komunizmit. Sakaq, duke u kthyer përgjigje komentuesve skeptikë për figurën e saj, Berisha thotë se “Kryeministri Edi Rama hesht dhe urren Liri Belishoven për denimet që ajo i ka bere regjimit te Enverit por edhe te Kristaqit i cili edhe ne fund te vitit 1988 firmoste varjen ne litare te poetit Havzi Nela!”.

Statusi i plotë i Berishës

Liri Belishova u nda nga jeta!

Te dashur miq, Liri Belishova, nje luftetare lirie u nda nga jeta. Pasardhese e nje familje ne ze ne Jugun e vendit, Liria ne rinine e saj mori malet dhe luftoi me arme ne dore pushtuesit e vendit e inkuadruar ne levizjen komuniste te themeluar nga serbet ne Tirane. Fill pas lufte, Lirise, tashme ne udheheqjen e Partise Enver Hoxha i vrau bashkeshortin Nako Spirun pasi ai kundershtonte bashkimin e Shqiperise me ish-Jugosllavine.

Anetare e Byrose Politike dhe sekretare e KQPPSH, ajo pas vdekjes se Stalinit ju kundervu haptas linjes staliniste te Enver Hoxhes dhe PPSH prej ç’ka u perjashtua nga Partia dhe u internua familjarisht ne kampet me te egra te diktatures ne te cilat qendroi e pamposhtur nga dhuna, terrori, fatkqesite e medha familjare.

Pas permbysjes se regjimit komunist, Liria do te ishte nder te vetmet ish udheheqese te PPSH qe do kerkonte ndjese publike per vitet qe kishte qene ne udheheqjen e PPSH dhe do te jepte nje kontribiut te çmuar ne denoncimin e barbarive, genocidit dhe krimeve kunder njerezimit te regjimit stalinist te Enver Hoxhes, Hitlerit shqiptar te Pasluftes se Dyte Botetore.
Me kete rast ju ftoj te dashur miq te shprehim nderimin tone per Liri Belishoven, kete luftetare te pamposhtur, atdhetare te flakte, veterane te lirise dhe ngushellimet me te sinqerta familjes saj!

Reagimi i Berishës për një komentues:

Sali Berisha: Alban, te vertetat e saj, denoncimet qe ajo u ka bere diktatorit Hoxha dhe regjimit te tij mizore kane bere qe bijte e etreve kriminel e barabar Edi Rama dhe neobllokmen te tjere te heshtin per vdekjen e saj.Nderkohe ata festojne me portretet e xhelatit me te madhe te shqiptarve Enver Hoxhes dhe vet Edi Rama bene vizita per ditlendjen e ditevdekjen e tij tek zonja e zeze Nexhmie Hoxha. Rama hesht dhe urren Liri Belishoven per denimet qe ajo i ka bere regjimit te Enverit por edhe te Kristaqit i cili edhe ne fund te vitit 1988 firmoste varjen ne litare te poetit Havzi Nela!

/Opinion.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here