Thaçi: BE-ja nuk e pranon Kosovën dhe Serbinë pa mbyllur çështjet e hapura

0

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se institucionet e Kosovës në vitet e fundit kanë punuar me brishtësi dhe se politika kosovare ka nevojë për reformë të thellë, por kjo u takon partive politike.

Kosova është storie e suksesit të plotë, por jemi dëshmitarë se viteve të fundit institucionet e vendit kanë funksionuar me një brishtësi. Ajo çka i mungon Kosovës është që mos të fokusohemi në politikat ditore, por në politikë sa më transparente, agjendës se qartë institucionale edhe për brenda por edhe në raport më rajonin dhe botën perëndimore, por edhe më vendet që ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.

Në një konferencë të organizuar nga shoqëria civile me temën “Dekada e Ardhshme e Kosovës”, presidenti i Kosovës Thaçi ka folur edhe për dialogun që po zhvillohet në mes Kosovë dhe Serbisë në Bruksel me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.

Kosova ka dëshmuar pjekuri në dialogun me Serbinë, tani mbetet që Serbia të përmbyllë sa më shpejt çështjen e urës në Mitrovicë dhe të energjisë.

Ai ka thënë se mirëprit platformat e prezantuara nga kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli për konsensus të përgjithshëm politik, si dhe të qeverisë për finalizimin e dialogut me Serbinë.Ne nuk duhet të bëhemi pengesë për të ardhmen e njëra tjetrës. Bashkimi Evropian nuk e pranon as Kosovën e as Serbinë pa i përmbyllur çështjet e hapura mes vete.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here