Video/ Melania vazhdon të urrejë shtrëngimin “Trump”, por edhe Macron vihet në siklet

0

Donald Trump do të kujtohet gjithmonë si presidenti që adhuron shtrëngimet e gjata dhe pak të çuditshme të duarve. Por këto shtrëngime duarsh duket se nuk i pëlqejnë të gjithëve, veçanërisht bashkëshortes së tij Melanie. Të shumta kanë qenë rastet ku ajo me takt dhe pa takt ka refuzuar të mbajë dorën e bashkëshortit të saj, por hera e fundit ndodhi gjatë takimit me presidentin e Francës Manuel Macron.

Siç shihet edhe në videon e përgatitur nga Huffington Post, Trump tenton me çdo kusht të kap dorën e bashkëshortes, dhe pas shumë mundimeve arrin të mbajë dorën e saj, por nuk zgjati shumë. Melanie shihet se si me stil arrin të largojë dorën e Trump vetëm disa sekonda më pas. Por takimi me Macron ka ardhur me shumë gjeste të sikletshme nga ana e presidentit amerikan.

Në shtrëngimin e duarve me Macron, është shtuar edhe një puthje e cila e ka lënë presidentin francez disi të surprizuar. Edhe bashkëshortja e Macron nuk ka shpëtuar nga shtrëngimi famëkeq i duarve me Trump. Por në video mund të shihni jo vetëm rastet e ndodhura ditën e djeshme, por një përmbledhje të disa prej rasteve ku Trump është kthyer në vëmendjen e të gjithëve me reagimet e tij të çuditshme!/Opinion.al

When your wife doesn’t want to hold your hand… PRICELESS. pic.twitter.com/vbsePmmoHI

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here